☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.47 ▼0.06%
ARI 4,669 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,189 ▲ +3.03% ETH $2,135 ▲ +3.64% XRP $1.3407 ▲ +1.78% SOL $82.3400 ▲ +2.2%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.47 ▼0.06 % ARI 4,669 ▼0.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.47 ▼0.06 % ARI 4,669 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

VMRO-DPMNE: Qytetarët votuan për ne, jo për Platformën e Tiranës

Pikat e Platformes që janë pranuar nga ana e Zoran Zaevit dhe LSDM-së nën shantazhin për të formuar Qeveri të Tiranës në Maqedoni, kanë të bëjnë me ndryshimin e emrit, kanë thënë nga VMRO-DPMNE, të cilët sërish i ofruan Zaevit mbështetje për Qeveri, nëse e hedhë poshtë “Platformën e Tiranës”.

“Në zgjedhjet të cilat kaluan, qytetarët votuan për VMRO-DPMNE-në, e jo për Platformën e Tiranës. Është e palejueshme që Platforma e Tiranës të bëhet kusht për formimin e Qeverisë në Republikën e Maqedonisë. Ajo Qeveri do të ishte Qeveri e Tiranës. Zoran Zaev dhe LSDM nuk e kanë problem ta shtrembërojnë kurrizin, ta shpallin gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj gjuhë zyrtare shtetërore, së bashku me gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik. Zoran Zaev dhe LSDM nuk e kanë problem t’i ndryshojnë emrin e shtetit, himnin, flamurin, bankënotat, uniformat, shkrimet”, qëndron në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Nga partia pyesin nëse qytetarët janë të gatshëm për ridefinim, kantonizim, federalizim, ndryshim të emrit, flamurit dhe himnit të Republikës së Maqedonisë me çmim të formimit të Qeverisë së Tiranës, ceket në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.