Bota

Von der Leyen akuzon Italinë për keqmenaxhimin e misionit ”Sophia”

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, akuzoi Italinë për komandimin e anijeve të operacionit “Sophia” në skajet “më të largëta” të Detit Mesdhe, duke e bërë përfshirjen e Gjermanisë të padobishme.

“Për tre të katërtat e një viti komanda italiane e ka dërguar marinën tonë në skajet më të largëta të Mesdheut, ku nuk ka rrugë të kontrabandave dhe nuk ka rrugë emigrantësh, kështu që për muaj të tërë marina nuk ka pasur më detyrë të arsyeshme ë këtë mision’’, theksoi ajo në mediet gjermane në Davos të Zvicrës.

“Si rezultat, Gjermania ka vendosur të pezullojë pjesëmarrëjen e fregatës gjermane në këtë mision”, shton ajo, duke vënë në dukje se mund të kthehet në Mesdhe në çdo kohë brenda 10 ditëve.

“Pengesa tani duhet të zgjidhet politikisht në Bruksel nga ministrat e brendshëm të BE-së. Ne kemi pritur një kohë të gjatë për të gjetur një zgjidhje, tani është koha që ajo të jetë politike”, shton ministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button