☁️
Tiranë 13°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▲0%
ARI 4,787 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,116 ▼ -3.47% ETH $2,199 ▼ -5.02% XRP $1.3312 ▼ -2.83% SOL $82.0100 ▼ -4.58%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Votimi për presidentin e republikës më 17 dhjetor, Stavros Dimas kandidat i maxhorancës

Kryeministri grek, Antonis Samaras dhe nënkryetari i qeverisë Evangjelos Venizelos, pasi informuan presidentin e republikës, Karolos Papulias, kërkuan nga kryetari i parlamentit që të avancojë sa më shpejt procesin e zgjedhjeve presidencale dhe votimi i parë të zhvillohet më 17 dhjetor 2014, deklaroi zëdhënësja e qeverisë, Sofia Vultepsi.

aa93Në deklaratën e saj, ajo vuri në dukje se Eurogrupi ka afirmuar përpjekjet dhe arritjet e Greqisë dhe ra dakord për një “ndryshim faqeje” edhe për kalimin e Greqisë në kuadrin e ri institucional të linjës preventive të kreditimit (ECCL).

Eurogrupi ra gjithashtu dakord se gjithë procedurat përkatëse duhet të jenë finalizuar brenda dy muajve të parë të vitit 2015.

Ndërkohë, Stavros Dimas do të jetë kandidati për president republike në tre votimet, bëri të ditur kryeministri Antonis Samaras, i cili e komunikoi kandidaturën nëpërmjet një mesazhi televiziv.

“Zgjedhja e presidentit të republikës ishte shndërruar kohët e fundit në një pretekst për provokimin e zgjedhjeve të parakohshme. Dhe kështu, ndërsa në pikëpamje ekonomike ishim stabilizuar dhe kishim hyrë më në fund në një kurs zhvillimi, u krijuan sërish retë e destabilitetit politik brenda në Greqi dhe të një pasigurie politike për Greqinë jashtë vendit. Ashtu siç ishte e obliguar të bënte, qeveria jonë vendosi ta largojë këtë pasiguri dhe të vendosë plotësisht stabilitetin politik, duke përshpejtuar procedurën e zgjedhjes së presidentit të Republikës”, deklaroi Samaras.

”Përzgjodhëm bashkë me nënkryetarin e qeverisë kandidaturën më të mirë për Presidencën e Republikës. Ai është Stavros Dimas, ish-ministër dhe deputet, komisioner i Greqisë në Bashkimin Europian, ku pati nderime të veçanta, posaçërisht në fushën e ndjeshme të mbrojtjes së mjedisit, një njeri që nderohet nga shoqëria greke, por edhe respektohet nga komuniteti ndërkombëtar dhe që sigurisht do të jetë kandidat në të tre votimet, nëse do të nevojiten. Stavros Dimas pranohet përgjithësisht nga të gjithë si një njeri që bashkon, por edhe inspiron. I bashkon qytetarët përtej preferencave partiake dhe insipron seriozitet, besim dhe respekt”, theksoi Samaras.

1 Koment

  • bollano 11 December 2014, 12:30

    kam bindja se dima esht arvanita me orgjine dhe mund te na ndomoje pake

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.