☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 91.90 ▲4.28%
ARI 4,399 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,885 ▼ -1.27% ETH $2,142 ▼ -0.86% XRP $1.3996 ▼ -2.66% SOL $89.3800 ▼ -2.49%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 91.90 ▲4.28 % ARI 4,399 ▼0.19 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 91.90 ▲4.28 % ARI 4,399 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Vrasësi serial terrorizoi Qipron, rrëfimi: Kam ekzekutuar gra dhe fëmijë emigrantë

Policia qipriote po kërkon për gjetjen e më shumë viktimave të një vrasësi serial që po trondit ishullin mesdhetar. Kjo ngjarje i ka ekspozuar autoritetet ndaj  akuzave për “indiferencë kriminale”,  për shkak se gratë e vdekura ishin të huaja.

Partia kryesore e opozitës, AKEL, bëri thirrje për dorëheqjen e ministrit të drejtësisë dhe shefit të policisë. Policia po kreh tri vende të ndryshme në perëndim të kryeqytetit Nikosia,  për viktimat e vrasësit të dyshuar, një oficer ushtrie 35-vjeç, i cili ndodhet në paraburgim prej një jave. Trupat e tre grave, ku dy prej tyre thuhet se janë filipinase, u gjetën nga policia. Burimet e policisë thanë se i dyshuari kishte treguar vendndodhjen e trupit të tretë, gjetur të enjten, dhe kishte thënë se personi ishte “ose indiane ose nepaleze”.

Policia tha se po kërkon për katër persona të tjerë, duke përfshirë dy fëmijë, bazuar në dëshminë e të dyshuarit. “Këto gra erdhën këtu për të fituar jetesën, për të ndihmuar familjet e tyre. Ata jetonin larg familjeve të tyre dhe toka i gëlltiti ato. Askush nuk ishte i interesuar“, tha për Reuters, ligjbërësi i AKEL-it Irene Charalambides.

Vrasja e parë u denoncua nga një 70-vjeçar nga Qiproja dhe ai është marrë në pyetje. Trupat e dy  grave filipinase u gjetën  këtë muaj, ndërkohë që ishin zhdukur në maj dhe gusht të 2018.  Gruaja e tretë u gjet vetëm 14 km larg një miniere.

Policia tani është duke kërkuar për trupin e një 6-vjeçarje, që është vajza e një prej viktimave të gjetur fillimisht. Emri i vrasësit serial ende nuk është bërë publik, kjo për shkak të ligjeve që ka Qipro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.