🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 10 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0.64%
ARI 4,731 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
₿ CRYPTO
BTC $80,817 ▲ +0.63% ETH $2,332 ▲ +0.87% XRP $1.4249 ▲ +0.42% SOL $93.4500 ▲ +1.16%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
10 May 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e 20-vjeçares gjatë grabitjes në Athinë: Policia hedh dyshime, pas ngjarjes së rëndë qëndron banda shqiptaro-greke!

Për t’i shpëtuar policisë, medias greke shkruajnë se ata përdorin rrugica të vogla, duke shmangur bulevardet kryesore në mënyrë që të mos të hasen as më postblloqe policie ose të kapen nga kamerat në rrugë.

Raportohet se banda e zgjodhi rastësisht shtëpinë e çiftit të ri, Babis Anagnostopoulos dhe Karoline dhe prej disa ditësh vendosën që ta mbikëqyrin atë.

Pas ditësh, teksa kishin mësuar rutinën e tyre të përditshme dhe zakonet e tyre, ata më pas vunë në veprim planin e tyre monstruoz.

Analistët grekë thonë se autorët e ngjarjes pasi vranë 20-vjeçaren, nuk kishin për ta lënë të gjallë burrin e saj 32-vjeçar. Por kjo mrekulli ndodhi sepse ata menduan se ai kishte vdekur, pasi kur e kishin lidhur dhe ia kishin bllokuar gojën e ia kishin lidhur sytë, 32-vjeçarit i ra të fikët.

Policia vlerëson se autorët janë persona me elementë të thekuar anti-shoqëror përderisa e mbytën 20-vjeçaren. Ata analizojnë se në tentativën për të mbytur një person duhet kohë dhe në këtë moment ata kanë mundësi të tërhiqen. Por ata nuk e bënë këtë gjë duke i marrë jetën të resë.

Kjo tregon qartë qëllimin e tyre “për të vrarë”. Në një grabitje, qëllimi është paraja. Vrasja është e panevojshme për realizimin e këtij qëllimi, thonë ata. Nuk ishte e nevojshme të vritej për të arritur qëllimin.

Policia thotë se autorët mund të kenë përdorur drogë dhe në këtë mënyrë nuk kanë mundur të kontrollojnë reagimet e tyre.

Bashkëshorti i viktimës: E mora vesh që kishte vdekur vetëm kur erdhi policia dhe më liroi

Bashkëshorti i 20-vjeçares, Karolinë, e cila u vra nga grabitësit në Greqi ka treguar se e kuptoi që partneres së tij i kishin marrë jetën vetëm kur policia erdhi në shtëpi dhe e liroi.

“E kuptova që gruaja ime kishte vdekur kur policia erdhi dhe më la të lirë . Për fat të mirë, vajza ime është mirë. Kushdo që di diçka, jam i sigurt se do të ndihmojë”, tha ai.

Nga sa kanë hetuar deri më tani, autoritetet besojnë se autorët janë pjesë e një bande që kanë kryer edhe grabitje të tjera të dhunshme.

Rezultatet e laboratorëve mjeko-ligjorë të Policisë Greke për gjurmët e ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve do të përdoren për të identifikuar autorët, ndërsa edhe rrobat e veshura nga viktima janë dërguar në forenzikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.