☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,571 ▲0.39%
DOW 51,708 ▼0.53%
NASDAQ 25,387 ▲0.89%
NAFTA 95.85 ▼0.63%
ARI 3,949 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,426 ▼ -0.63% ETH $2,291 ▼ -0.08% XRP $1.2742 ▲ +1.71% SOL $93.2700 ▼ -1.22%
S&P 500 7,571 ▲0.39 % DOW 51,708 ▼0.53 % NASDAQ 25,387 ▲0.89 % NAFTA 95.85 ▼0.63 % ARI 3,949 ▼0.52 % S&P 500 7,571 ▲0.39 % DOW 51,708 ▼0.53 % NASDAQ 25,387 ▲0.89 % NAFTA 95.85 ▼0.63 % ARI 3,949 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kosova

Vrasja e Arlindës, kryeprokurorja në detyrë mbledh komandantët e policisë – kërkon reagim më të shpejtë për rastet e dhunës në familje

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë, si dhe trajtimi i rasteve të dhunës në familje, kanë qenë në fokus të një takimi institucional në Pejë.

Ushtruesja e detyrës së kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, është takuar me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefin e operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, në takim është diskutuar për sigurinë publike, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe trajtimin me prioritet të rasteve të ndjeshme, veçanërisht atyre që përfshijnë viktimat e dhunës në familje dhe të miturit.

Gjatë takimit, Disha-Haxhosaj ka kërkuar nga zinxhiri komandues i Policisë rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve.

Ajo ka theksuar nevojën për një qasje profesionale dhe përgjegjësi në përputhje me procedurat ligjore, si dhe ka kërkuar reagim të shpejtë dhe koordinim të institucioneve për mbrojtjen e viktimave.

“Ka kërkuar vigjilencë, përkushtim dhe vëmendje të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat e dhunës në familje dhe të miturit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ky takim vjen në një kohë kur rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt ka ngritur pikëpyetje të shumta për mënyrën se si institucionet i trajtuan raportimet dhe kërkesat e saj për mbrojtje para se të vritej në Vitomiricë.

Pas këtij rasti, Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte pezulluar nga detyra kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren e rastit, Arlinda Nallbani-Gacaferri, ndërsa Valbona Disha-Haxhosaj ishte caktuar në pozitën e ushtrueses së detyrës së kryeprokurores.

Në përfundim të takimit, përfaqësuesit e Prokurorisë dhe Policisë kanë shprehur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit, me synim parandalimin e kriminalitetit, rritjen e sigurisë publike dhe zbatimin e ligjit. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.