Bota
Vrasja e gazetares në Maltë, arrestohet biznesmeni i njohur
Policia në Maltë ka arrestuar një prej biznesmenëve më të njohur të vendit në lidhje me një hetim mbi vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia.
“Yorgen Fenech, pronar i kompanisë “17 Black”, u arrestua nga oficerët”, njoftoi “Times of Malta”.
Për kompaninë e tij “17 Black” gazetarja Caruana Galizia kishte pohuar se ishte e lidhur me politikanët maltezë tetë muaj para se të vritej nga një bombë makine në shkurt 2017.
Ky arrestim vjen një ditë pasi kryeministri Joseph Muscat tha se do të konsideronte falje për një person i arrestuar dje i dyshuar si ndërmjetës në vrasjen e gazetarës Daphne Caruana Galizia.
Yorgen Fenech gjithshtu është drejtor dhe bashkëpronar i një grupi biznesi që fitoi një koncesion të madh energjie nga shteti i Maltës në vitin 2013 për të ndërtuar një stacion energjie elektrike gazi në ishull.
Gazetarja Caruana Galizia, një gazetare e njohur u vra nga një bombë në makinë afër kryeqytetit Maltese Valletta në tetor 2017 – një vrasje që tronditi Evropën dhe ngriti pyetje në lidhje me sundimin e ligjit në Maltë.