🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,505 ▲2.54%
DOW 46,203 ▲2.18%
NASDAQ 21,528 ▲3.53%
NAFTA 101.57 ▼1.27%
ARI 4,702 ▲3.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,804 ▲ +1.78% ETH $2,098 ▲ +3.28% XRP $1.3385 ▲ +0.96% SOL $82.7600 ▲ +0.25%
S&P 500 6,505 ▲2.54 % DOW 46,203 ▲2.18 % NASDAQ 21,528 ▲3.53 % NAFTA 101.57 ▼1.27 % ARI 4,702 ▲3.17 % S&P 500 6,505 ▲2.54 % DOW 46,203 ▲2.18 % NASDAQ 21,528 ▲3.53 % NAFTA 101.57 ▼1.27 % ARI 4,702 ▲3.17 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

 Vrasja e policit nga 21-vjeçari, arrestohen dy shokët e të riut: Nuk e dinim që kishte armë

Dy të rinjtë që shoqëronin 21-vjeçarin Aldi Rama kur qëlloi për vdekje policin Saimir Hoxha janë arrestuar nga policia në Lezhë.

Ata janë identifikuar me inicialet Armando Marku, 26 vjeç dhe Kristian Sheri, 27 vjeç, banues në Lezhë. Të dy djemtë ishin pranë Aldi Ramës kur nxori armën për të qëlluar oficerin e policisë, i cili kishte dalë për të bërë kontrolle për kanabis.

“Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes ku mbeti i vrarë punonjësi i Policisë S. H., në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 26 vjeç dhe K. Sh., 27 vjeç, banues në Lezhë”, njofton policia.

Ndërkohë, rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, autori i ngjarjes, Aldi Rama. Ekspertët mjeko-ligjorë, në prezencë të grupit hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po kryejnë autopsinë dhe gjithë veprimet e tjera ligjore.

Grupi i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Gazetarja Anila Hoxha bëri me dije një ditë më parë se efektivët kishin dalë për kontroll pasi kishin marrë informacion për parcelë droge dhe kishin ndeshur mjetin me 3 të rinjtë.

Shefi i krimeve Leonard Palushi ndaloi drejtuesin Armando Marku, zbret ai, që t’i japë dokumentet, ndërsa pasagjeri i tretë nuk zbriti. Saimir iu drejtua pasagjerit dhe i kërkoi të zbresë sepse do kontrollohej.

Aldi Rama i tha vetëm një fjali të vetme: Unë nuk jam për kontroll.

Ai pastaj nxori armën dhe e qëlloi për vdekje .Tani shokët thonë se s’ishin për një cigare kanabis, dhe nuk e dinin që shoku kishte armë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.