Parlamentare

Vrasja e Santos, Topalli: Kryeministri hesht, mazhoranca flet për gjueti derrash

Topalli-Rama-KuvendKuvendi ka hapur seancën e sotme plenare me debatin për mospërfshirjen në rendin e ditës të çështjes së komisionit hetimor për serverin e tatimeve. Pas miratimit të procesverbalit deputetët e opozitës  i kërkuan  nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Dule që çështja të futet për diskutim. Në seancën e sotme mungojnë kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Deputetja Jozefina Topalli ndërpreu shqyrtimin e projektligjit për “Mbrojtjen e biodiversitetit” me argumentin se nuk mund të flitet për gjuetinë në një moment kur në vend po ndodhin ngjarje më të rënda, si vrasja e biznesmenit Artan Sano. Duke e cilësuar vrasjen e biznesmenit Santo si më të rëndën pas vrasjes Azem Hajdarit, Topalli theksoi se për këtë çështje duhet të flasë kryeministri Rama.

Deputeti Eduard Halimi gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit theksoi se po shkelet një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij opozita e ka bërë kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për serverin tatimeve që prej një muaji dhe ende kjo çështje nuk është futur në rendin e ditës. “Prej katër javësh në këtë sallë grupi parlamentar i PD ka kërkuar që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor për serverin tatimeve. Nuk është çështje e vullnetin të grupit parlamentar të PS pot është detyrim të zbatohet një vendim i Gjykatës Kushtetuese. E kemi kërkuar edhe pse duheshe bërë kryesisht nga kryetari i parlamentit. I është dërguar me shkresë të paktën një muaj më parë kryetarit të parlamentit sot në rendin e ditës nuk është futur zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese,”- u shpreh Halimi.

Deputeti Halimi akuzoi kryeministrin se ka futur duart në serverin e tatimeve dhe tani përpiqet të fshehë atë që ka ndodhur. “Për çfarë shteti ligjor flasim ne kur parlamenti nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vetëm e vetëm për të fshehur atë që ka ndodhur në serverin tatimeve, ku kryeministri futi duart duke vjedhur të dhënat personale të 4 milionë bizneseve. Kemi pritur që Parlamenti të reagojë dhe mazhoranca të reagojë. Mos kujtojë ndonjëri që ne do ulim kokën dhe do zbrapsemi nga kërkesa që të zbatohet një më një vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kërkojmë të futet sa më parë në rendin e ditës. Ashtu si ne nuk do ndalojmë edhe për hapat që janë marrë gjatë kësaj jave. Nga njëra anë nxjerr një vendim detyron të gjithë mbajtësit e aparateve celulare që të çojnë e-mail në kompani që të përgjohet gjithçka.”- përfundoi Halimi.

TOPALLI: TË NDRYSHOHET RENDI I DITËS, KRYESORE JETA E NJERIUT JO E LEPURIT 
Ora 12:20-Ish kryetarja e Kuvendit Jopzefina Topalli ka ndërprerë sërisht diskutimin për çështjet e rendit të ditës teksa po flitej pë projektligjin për “Mbrojtjen e biodiversitetit” dhe ka kërkuar që të futet në diskutim çështja e sigurisë dhe rendit. Duke përmendur rastin e vrasjes së biznesmenit Artan Santo Topalli theksoi se një vrasje e tillë tronditi mbarë opinionin publik ndërsa kryeministri Rama ende nuk ka folur. Sipas saj mazhoranca flet për gjuetinë e derrave dhe të lepujve në një moment kur në vend po ndodhin ngjarje më të rënda.

Topalli: Zoti Dule në këtë vend po ndodhin gjëra shumë të rënda, ka përgjegjësi këtu? Ka humanizëm këtu? Duhet të japi llogari dikush për një gropë të krizës së besimit. Me kë talleni kur flisni për gjueti derrash natën, para një jave ka ndodhur një vrasje mafioze që ka tronditur të gjithë opinionin publik. Ku është kryeministri? Ku është Kryetari i Parlamentit? Në cilin vend të botës ndodh kur ka një vrasje të tille dhe mos flasë kryeministri. Me kë talleni. Ku jeni ku është mazhoranca? Pse janë karriget bosh? Pse fshiheni? Ajo që ka ndodhur është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur pas vrasjes së Azem Hajdarit. Duhet të diskutojmë për sigurinë dhe rendin. Të diskutojmë për sigurinë e jetës së njeriut dhe kontrollin e kufijve. Ti lëmë këto diskutime për gjueti, që mund të kenë vlerë për një herë tjetër.

Dule: Ju keni të drejtë të thërrisni në interpelancë kryeministrin.

Bare-Topallit: Je personi më agresiv në të gjithë Parlamentin që ke fyer njerëzit nga nëna e baba. Më flet për ndjeshmëri nuk e meriton të respektohesh.

Topalli: Me parafolësin unë nuk kisha asnjë gjë respektoj pasionin çdo kush ka për biodiversitetin por nuk pranoj të flasim për gjueti lepuri me drita nate kur po ndodh hataja. Mazhoranca mund të më sulmojë sa të dojë nuk më bën përshtypje. Meqë kryeparlamentari dhe kryeministri janë zhdukur. Ndërprisni këtë rend dite dhe vendosni në rend dite jetën e njeriut jo të lepurit.

Dule: Në pikën e fundit të rendit të ditës nuk ka asnjë koleg të regjistruar për të diskutuar këto çështje që ju thoni. Nuk mund të diskutojmë për një çështje që mund të jetë madhore pa u ndjekur procedura parlamentare.

Topalli- Dules: Zoti Dule e kam posaçërisht me ju. Nuk mund të jetë çështje jashtë rendit të ditës ajo që ka ndodhur. Ajo duhet të jetë çështja e parë e rendit të ditës. Kaq! Nuk e përsëris më.

TOPALLI: ZBATIMI I VENDIMIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE DETYRIM LIGJOR 
Ora 11:15- Të njëjtën kërkesë si edhe deputeti Halimi bëri edhe deputetja e PD-së Jozefina Topalli. Ajo theksoi se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është detyrim ligjor. “Në bazë të rregullores në rendin e ditës nuk është parashikuar ngritja e komisionit hetimor. Ajo që tha kolegu është themeltare për funksionimin parlamentarizmin. Është detyrim kushtetues është detyrim i mazhorancës të zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në 23 vite. Opozita nuk ka mjet tjetër për kontrollin e qeverisë veç komisioneve hetimore dhe interpelancave.”- u shpreh Topalli.

Dule: Nëse keni propozime të ndryshme ndiqni rregulloren

Topalli: Pikërisht rregullores i mbahem, është emergjente, obligative për ta futur në rend të ditës. Se kam me ty jo, por me dy bashkëkryetarët.

Dule: Nuk mund të futet ashtu siç ju pretendoni, nuk mund të futet pa u ndjekur procedura që thotë rregullorja.

RENDI I DITËS 
1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 26.06.2014.
2.Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.186, datë 5.11.2009 “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin” të ndryshuar”.
3. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006“Për mbrojtjen e biodiversitetit” të ndryshuar.
4. Projektligji “Për Shërbimin për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme”.
5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport ndërmjet. Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të. Republikës së Shqipërisë dhe i përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Unicredit Bank Austria Ag për financimin e projektit “Shëndetësia elektronike në Shqipëri – Regjistri mbarëkombëtar i shëndetësisë elektronike”.
6. Projektvendim “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe UNICREDIT BANK AUSTRIA AG, lidhur me financimin e projektit “Modernizimi i sistemit arsimor në Shqipëri nëpërmjet E-Edukimit”
7. Projektrezolutë “Për raportin e Prokurorit të Përgjithshëm për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2013”.
8. Njoftimi i Programit të punës të Kuvendit për periudhën 4 – 31 Korrik 2014.
9. Njoftimi i Kalendarit 3 javor ( 4 – 24 korrik 2014) i punimeve të Kuvendit.
10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button