🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,830 ▲0.69%
DOW 48,306 ▲0.83%
NASDAQ 22,814 ▲0.79%
NAFTA 95.88 ▲1.56%
ARI 4,824 ▲0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,354 ▲ +0.69% ETH $2,223 ▼ -0.35% XRP $1.3589 ▼ -0.17% SOL $84.6400 ▲ +0.83%
S&P 500 6,830 ▲0.69 % DOW 48,306 ▲0.83 % NASDAQ 22,814 ▲0.79 % NAFTA 95.88 ▲1.56 % ARI 4,824 ▲0.98 % S&P 500 6,830 ▲0.69 % DOW 48,306 ▲0.83 % NASDAQ 22,814 ▲0.79 % NAFTA 95.88 ▲1.56 % ARI 4,824 ▲0.98 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vrasja në Gjirokastër, Alibeaj: Policia nuk mori asnjë masë

Partia Demokratike e cilësoi vrasjen e dy ditëve me parë në Gjirokastër si të paralajmëruar dhe akuzoi drejtuesit e policisë së këtij qarku se kanë krijuar të gjitha lehtësitë për autorin që t’i ikte arrestimit.

“Autori i vrasjes, Endri Lluka, një person me precedent penal, bridhte lirshëm me pistoletë në qytet dhe kërcënonte fshatarët e zonës ku dyshohet se kishte parcelat e tij me kanabis. Ndaj tij kishte dhe kallëzim për kërcënimet dhe shqetësimet që krijonte, por policia nuk ka marrë asnjë herë masa”, deklaroi kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj tha se policia nuk ngriti asnjë postbllok për kapjen e autorit dhe kur drejtuesit e PD në Gjirokastër i kërkuan sqarime drejtorit të Policisë së Qarkut se përse nuk janë ngritur postblloqet, ky i fundit nuk u përgjigj se “nuk i jepte kujt llogari”.

“Kjo ngjarje, tregon inkriminimin e pikave kyçe të policisë, lidhjet e tyre me personat me rrezikshmëri të lartë, me trafikantë dhe me vrasës, dhe dëshmon animin e shtetit në krah të banditëve, dhe kundër qytetarëve”, shtoi Alibeaj.

Në fund, Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të hetojë menjëherë për të gjitha ato që i quan lehtësi që i janë krijuar vrasësit dhe mosveprimet që sollën ngjarjen e rëndë kriminale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.