☁️
Tiranë 18°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.13 ▼2.07%
ARI 4,025 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,274 ▼ -0.24% ETH $2,327 ▼ -0.32% XRP $1.2895 ▼ -0.53% SOL $101.3800 ▲ +0.37%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.13 ▼2.07 % ARI 4,025 ▲0.42 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.13 ▼2.07 % ARI 4,025 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

Vrasja në Vitomiricë të Pejës, Kuçi publikon një tjetër letër të Arlinda Zekajt

Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka publikuar një tjetër letër të së ndjerës Arlinda Zekaj, e cila mbeti e vrarë me një mjet të mprehtë në Vitomiricë të Pejës.

Për rastin, është raportuar se i dyshuari është kunati i saj.

Në letrën e publikuar nga Kuçi, Zekaj i ishte drejtuar edhe kryetarit të Komunës së Pejës, duke ngritur shqetësime për reagimin e institucioneve dhe masat e ndërmarra për parandalimin e dhunës ndaj grave.

“I nderuar z. Kryetar,

Vrasjet nuk qenka të rastësishme! Tani e shoh a kontribuojnë institucionet në vrasjen e grave.

Ju jeni njoftuar me kohë – takimi me gjyqtarin, pa veprime konkrete, është zero!”, thuhet në letrën e publikuar nga Natyra Kuçi.

Kuçi në postimin e saj ka shkruar dhe një citat: “Oj Tyre, i kishin ndalë kamerat, më sulmoi kunati para policisë e ata as nuk reaguan”.

Tutje Kuç tha se “Sa i përket gjyqtarit, i cili kishte lëshuar urdhër që Linda të jetonte me burrin në të njëjtën shtëpi, por duke mbajtur 2 metra distancë. Në atë shtëpi ku kunati, vjehrra dhe burri ishin bashkuar për ta ndjekur Lindën, për ta torturuar e për t’ia fshehur djalin. Në atë shtëpi ku përditë arrestohej dikush e lirohej të nesërmen. Edhe për këtë Linda u ankua dhe shkroi. ‘PAS VRASJES TIME NUK PRES TE PERGJIGJENI- POR PRES TE MOS MUND TE FLINI’.

Kuçi tha se “policia dhe gjyqësori në Pejë e kanë ditur që Lindës po i rrezikohej jeta sa herë që e kanë lënë te dyert e oborrit, sa herë që nuk ia kanë mundësuar zbatimin e vendimit të gjykatës, që ajo ta takonte djalin e saj, larg asaj shtëpie”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.