Vritet në Kashar për hakmarrje në dalje të banesës Skënder Aluku
Vritet me armë zjarri në dalje të banesës së tij Skënder Aluku në Kashar, dyshohet për hakmarrje, pasi djali i tij ka ekzekutuar Lutfi Xhaferri dhe ka plagosur bashkëshorten e viktimës.
Autori i vrasjes është dorëzuar në polici dhe rezulton se është Bujar Xhaferri, vëllai i viktimës së Lutfi Xhaferri, i vrarë nga djali i Skënder Alukut.
Sipas policisë, Bujar Xhaferri ka marr hakun e vrasjes së vëllait të tij, duke ekzekutuar me pistoletë në dalje të banesës Skënder Alukun.
Mësohet se djali i viktimës, Altin Aluku ka qenë i fejuar i vajzës së Lutfi Xhaferrit por për shkak të alokoolit, vajza është ndarë. Për këtë ndarje, Altin ALuku ka akuzuar prindërit e vajzës, ndaj të cilëve ka qëlluar me kallashnikov duke vrarë ish-vjehrrin Lutfi Xhaferri dhe plagos bashkëshorten e tij. Për këtë krim, gjykata e tiranës në dhjetor të vitit të kaluar e ka dënuar përfundimisht Altin Alukun me 23 vjet e 4 muaj burg. Ndërsa për armëmbajtje pa leje është dënuar edhe viktima i sotëm, skënder aluku me 600 mijë lekë gjobë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.