Rajoni

Vuçiç: I frikësohem një konflikti në Ballkan

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se i frikësohej faktit që kriza në Maqedoni mund të nxiste një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor.

“Për herë të parë, ndihem pak i frikësuar”, deklaroi Vuçiç për gazetarët gjatë një vizite në Bruksel, pasi u pyet nëse ishte e shqetësuar për faktin e një lufte të re në rajon për shkak të situatës në Maqedoni.

“Shoh dhe ndiej diçka që shkon jo mirë në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.

“Ne nuk kemi nevojë për protesta, nuk kemi nevojë për destabilitet”, tha Vuçiç.

“Ne nuk kemi nevojë për asnjë shkëndijë të vetme për flakë, le të themi në Bosnje apo në ndonjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor. Ne do të bëjmë më të mirën për ta ruajtur të qetë rajonin dhe mendoj se për këtë çështje do të kemi të gjithë mbështetjen e Bashkimit Evropian”, theksoi ai.

Vuçiç ndodhet në Bruksel për të takuar ministrat e Jashtëm të BE-së, anëtarë të grupit ”Miqtë e Serbisë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button