🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 94.67 ▲2.45%
ARI 4,183 ▼3.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $82,922 ▼ -2.22% ETH $2,647 ▼ -2.62% XRP $1.4788 ▼ -3.93% SOL $118.3300 ▼ -4.73%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 94.67 ▲2.45 % ARI 4,183 ▼3.2 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 94.67 ▲2.45 % ARI 4,183 ▼3.2 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Serbia

Vuçiç ia dorëzon zyrtarisht detyrën Brnabiçit: vula, dekretet dhe procesverbali i dorëzim-pranimit në Presidencë

Aleksandar Vuçiç, i cili mbrëmjen e djeshme dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë, këtë mëngjes ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën Ana Brnabiçit, kryetares së Kuvendit Popullor, në zyrën e tij në Presidencë, siç njofton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Sipas raportimeve të Tanjug-ut, Vuçiç i dorëzoi Brnabiçit vulën (peçatin) e presidentit, dekretet e dekoratave dhe dekretet e shërbimit të faljeve për të dy mandatet e tij presidenciale, si dhe regjistrin e dhuratave, raportin financiar, raportin e punës dhe raportin e konflikteve gjyqësore e procedurave ekzekutive. Në përfundim të takimit u nënshkrua edhe procesverbali zyrtar i dorëzim-pranimit të detyrës.

Brnabiçi do të ushtrojë detyrën e presidentit derisa të zgjidhet presidenti i ri i Serbisë. Sipas Kushtetutës, ajo mund të qëndrojë si ushtruese detyre për maksimumi 90 ditë, ndërsa zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen brenda këtij viti — raundi i parë pritet të organizohet deri në fund të dhjetorit.

Vuçiçi deklaroi dje se e dha dorëheqjen sepse dëshiron të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit si qytetar i thjeshtë, duke i hapur rrugë kështu një kapitulli të ri politik në Serbi.

Ceremonia e këtij mëngjesi në Presidencë përmbyll formalisht transferimin e kompetencave në krye të shtetit serb, një ditë pas aktit të paprecedentë të dorëheqjes së Vuçiçit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.