Vuçiç në Sremska Mitrovicë: Kurti, Plenković, Đukanoviç dhe Zvicer duan ndërrimin e pushtetit në Serbi
Mbrëmjen e së enjtes, në Sremska Mitrovicë, bartësi i listës “Ujedinjena Srbija”, Aleksandar Vuçiç, mbajti një tubim zgjedhor përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit, siç njofton gazeta serbe Danas.
Në fjalën e tij, Vuçiç përmendi me emër ata që, sipas tij, dëshirojnë ndryshimin e pushtetit në Serbi: kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenković, ish-presidentin e Malit të Zi Milo Đukanoviç dhe kreun e dyshuar të klanit të Kavaçit, Radoje Zvicer. “Albin Kurti želi smenu vlasti u Srbiji. Želi Plenković. Žele Đukanović i Zvicer. Pa je li vam to dovoljno, narode?”, u shpreh ai, sipas raportimit të Danas.
Vuçiç shtoi se “janë mbledhur të gjithë ata që e urrejnë Serbinë, që do ta copëtonin Serbinë, do ta shkatërronin Serbinë”, duke theksuar se ata kanë gjetur “kalin e Trojës” dhe se vite me radhë kanë tentuar të ashtuquajturat “revolucione me ngjyra”, por nuk ia kanë dalë falë forcës së popullit. Sipas tij, për organizatat joqeveritare janë dhënë 1.3 miliardë euro, ndërsa Sremska Mitrovicën e cilësoi si “farën e rezistencës” në të gjithë Serbinë.
“Borićemo se na izborima i pobedićemo ih sve zajedno. I Kurtija i Đukanovića i Plenkovića i Srdanovića (sa Studentske liste SL), sve njih zajedno”, tha Vuçiç, duke premtuar se do t’i mposhtë të gjithë në zgjedhjet e 25 tetorit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.