Politika
Vuçiç në Tiranë, Hahn: Përpjekje konstruktive e dy liderëve të rajonit
Vizita e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë është komentuar si mjaft pozitive për marrëdhëniet e vendeve të rajonit nga eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn.
Në profilin e tij në Twitter, Hahn shkruan: Një vizitë kthimi historike i kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Shqipëri, i mirëpritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Urime të dy liderëve për përpjekjet e tyre konstruktive dhe të përgjegjshme”.