Vuçiç reagon pas intervistës së Izetbegoviçit
Izetbegoviç në një intrevistë për Deutche Wele gjatë të cilës, ndër të tjera u ndal edhe rreth çështjes së njohjes së Kosovës, duke thënë se për zgjidhjen e këtij problemi “nevojitet konsensus në nivel të BeH-së”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se intervista e anëtarit të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH) Bakir Izetbegoviç për Deutsche Welle, është shumë më serioze se sa kushdo në Serbi aktualisht mund ta paramendojë dhe se Serbia do të gjejë “përgjigjen më të mirë”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Intervista e tij është shumë më serioze se sa kushdo në Serbi mund të paramendojë këtë aktualisht. Ne këtë do ta shohim nga të gjitha këndet dhe do të gjejmë përgjigjen më të mirë për Serbinë”, tha Vuçiç.
Izetbegoviç në një intrevistë për Deutche Welle gjatë të cilës, ndër të tjera u ndal edhe rreth çështjes së njohjes së Kosovës, duke thënë se për zgjidhjen e këtij problemi “nevojitet konsensus në nivel të BeH-së” dhe duke shtuar se, “Përsa më përket mua, Kosova deri më tani do të ishte njohur”, ka nxitur reagime të ashpra të politikanëve serbë në Serbi dhe BeH.
Presidenti i Serbisë, Vuçiç theksoi se Serbia do të vendosë se cila do të jetë përgjigja e saj dhe ka shtuar se të enjten do të mbahet seanca e planifikuar e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, në të cilën temë e diskutimit do të jetë deklarata e Izetbegoviçit për Kosovën.
Vuçiç, pas takimit me anëtarët e Shoqatës së Familjeve të të rrëmbyerve dhe të vrarëve në Kosovë, ka thënë se shumëçka ka ndryshuar pas intervistës të Izetbegoviçit.
“Shumëçka ka ndryshuar pas asaj interviste dhe çështja nuk qëndron vetëm rreth asaj se ai shpresonte të njohë Kosovën… dhe se integriteti territorial i Bosnjë e Hercegovinës të mbrohet me luftë, dhe se Serbia duhet t’i ofrojë një filxhan kafe dhe llokum… gjithashtu bëhet fjalë edhe për pjesë të tjera të territorit tonë dhe se dikush ndërhyn në marrëdhëniet tona të brendshme dhe për këtë nuk ka kurrfarë baze”, tha Vuçiç, duke shtuar se Serbia do të “vazhdojnë të sillet me përgjegjësi”.
Në konstatimin e gazetarëve të Deutche Welle se BeH ka marrëdhënie më të këqija me Kosovën nga të gjitha vendet e rajonit dhe në pyetjen “nëse do ta njohin Republikën e Kosovës”, anëtari i presidencës së BeH Bakir Izetbegoviç tha:
“Për njohjen e Kosovës, dhe jo vëtëm për këtë, por edhe për përmirësimin e marrëdheënieve me Kosovën, për regjimin e vizave, nevojitet konsensus në nivel të BeH-së. Pra, unë jam ai që me këmbëngulje kam kërkuar që së paku të zgjidhet ky problem teknik, kominikimi mes njerëzve, biznesmenëve, BeH dëmtohet ekonomikisht për shkak të problemeve në qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me Kosovën dhe unë jam një gjenerator që shtyn këto gjëra drejt realizimit… Me siguri mund të paramendoni se kush mbështet këtë frenim, këta janë politikanët serbë në BeH të cilët shpesh janë më rigid se politikanët serbë… Ndërsa pa treshen nuk mund të zgjidhen marrëdhëniet ndërkombëtare…”
I pyetur se sa BeH humb në aspektin ekonomik për shkak të situatës aktuale në lidhje me njohjen e Kosovës dhe sa është ai (Izetbegoviç) në gjendje që të luftojë për të drejtat e boshnjakëve në Kosovë, Izetbegoviç tha se shpreson në vetëdijësimin e marrëdhënieve në Ballkan dhe vetëdijësimin e qëndrimeve të politikanëve serbë në BeH, të cilët mund të bllokojnë çdo proces.
“Shpresoj se, në një vetëdijësim të marrëdhënieve në Ballkan dhe në vetëdijësimin e qëndrimeve të politikanëve serbë në BeH të cilët mund të bllokojnë çdo proces. Ky është problemi, ka pesë aktorë dhe çdonjëri prej tyre mund të bllokojë çdo gjë, çdonjëri prej tyre pa arsyetim mund të bllokojë çdo gjë në BeH. Për këtë ne jemi të veçantë. Përsa më përket mua, Kosova deri më tani do të ishte njohur. Ja tani do të zemërohen kolegët e mi serbë, por përpjekejet tona që të bëhet kjo vetëm se kanë shkaktuar dëme në marrëdhëniet e brendshme të BeH-së, asgjë nuk kanë ndihmuar Kosovën”, ka thënë Izetbegoviç në intervistën e tij për Deutche Welle.