☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 110.95 ▼0.53%
ARI 4,669 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,041 ▲ +2.93% ETH $2,127 ▲ +3.53% XRP $1.3373 ▲ +1.97% SOL $82.0500 ▲ +2%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.95 ▼0.53 % ARI 4,669 ▼0.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.95 ▼0.53 % ARI 4,669 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

Vuçiç: Serbët nuk durojnë më, do plasë në Kosovë/ Daçiç: Jo kryetarë shqiptarë në komuna serbe

“Në Kosovë, do të ndodhë diçka që nuk e kemi parë deri tani”, presidenti serb Aleksander Vuçiç bëri disa parashikime të zymta për situatën aktuale të cilën e përshkroi si më të vështirën deri më tani.
“Kam frikë nga destabiliteti, madje edhe nga konfliktet e mëdha, sepse e di që serbët nuk mund të durojnë më, përderisa kryeministri i Kosovës Albin Kurti ëndërron që të bëhet si presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky”, deklaroi Vuçiç për televizionin serb, Pink.
Komentet e tij pasuan tensionet e rishfaqura në veri të Kosovës pasi policia ndihmoi kryetarët e rinj të porsazgjedhur shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Leposavic dhe Zubin Potok, të hynin në zyrat e tyre.
Kaq u desh që të shpërthente indinjata e popullsisë vendase dhe përplasjet me forcat e rendit. Vuçiç shtoi se ka komunikuar me zyrtarët europianë, të cilët i druhen një përshkallëzimi të ri pasi serbët, nga sa pohoi ai, patjetër do të protestojnë dhe do të kërkojnë kthimin e objekteve të tyre të uzurpuara.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, një politikan serb i vijës së ashpër kur vjen fjala tek çështja e Kosovës, i tërhoqi veshin KFOR-it, duke i treguar ai nuk duhet të mbështetëse veprimet e njëanshme të Prishtinës.

“Tani po i ruajnë kryetarët me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i ruajnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Nuk mund të ketë në komunat serbë kryetarë të cilët nuk janë zgjedhur nga serbët”, tha Daçiç për Radio-Televizionin e Serbisë, teksa shtoi se forcat e armatosura serbe mbeten në gjendje gatishmërie të lartë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.