☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,047 ▼ -0.42% ETH $2,486 ▼ -2.17% XRP $1.3466 ▼ -1.56% SOL $100.3300 ▼ -1.57%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Kosova

Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot thotë se pret nga KFOR-i ta ruajë sigurinë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar edhe sot të flasë për Kosovën, këtë herë duke deklaruar se pret nga KFOR-i ta ruajë sigurinë në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, shkruan Telegrafi.

“Jam i sigurt, edhe nga shkëmbimi i letrave me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se KFOR-i do të ruajë sigurinë e banorëve në Kosovë. Nuk mendoj se as evropianëve dhe as amerikanëve u intereson çfarëdo forme e dhunës”, ka deklaruar Vuçiq.

Pas një stërvitjeje ushtarake në Peshter në Serbi, ai ka shprehur shpresën se gjithçka që është dakorduar për Kosovën do të respektohet, shkruajnë media në Serbi.

Vuçiq ka vazhduar duke pretenduar se “në çfarë duhet të besojnë qytetarët” nëse, me shpalljen e aktgjykimit të mërkurën, sipas tij, rezulton se askush nuk është fajtor për vrasjen e civilëve.

Deklaratat e sotme të Vuçiqit vijnë vetëm një ditë pasi ai vazhdoi me pretendime të reja për Hashim Thaçin dhe procesin në Hagë. Vuçiq deklaroi se gjatë qëndrimit në Paris kishte marrë, siç tha ai, “sinjale të ndryshme” lidhur me vendimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, pa dhënë dëshmi apo hollësi konkrete për këto pretendime.

Ndryshe, në një intervistë për Telegrafin, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar gjatë viteve të fundit dhe ka mbetur përgjithësisht stabile.

Ai ka theksuar se, pas rritjes së tensioneve dhe dhunës në vitin 2023, përfshirë sulmet ndaj paqeruajtësve të KFOR-it në Zveçan, situata ka shënuar përmirësim.

Si rezultat, NATO ka ndërprerë dislokimin e forcave rezervë dhe ka nisur procesin e optimizimit të pranisë së KFOR-it në Kosovë./Telegrafi/.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.