Vuçiq: Kur i them “po” Putinit, atëherë e bëj
Serbia është partnere e besueshme e Rusisë, ka thënë kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq për agjencinë ruse TASS para vizitës së nesërme të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në Serbi.
Serbia është partnere e besueshme e Rusisë, ka thënë kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq për agjencinë ruse TASS para vizitës së nesërme të presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Serbi.
“Unë mendoj këtë, unë punoj kështu, unë nuk gënjej, ndoshta dikujt nuk i pëlqejnë fjalët e mia, por mendoj se ne jemi partner i besueshëm i Rusisë. Kur i them “po” presidentit Putin, atëherë atë edhe e bëjmë”, ka thënë Vuçiq.
“Dhe kur i them haptas edhe Uashingtonit edhe Brukselit se nuk duam t’i vendosim sanksione Rusisë – kjo është e vërtetë”, vazhdon kryetari serb.
Vuçiq ka thënë se presidenti rus është shumë i popullarizuar në Serbi dhe se një numër i madh i njerëzve, të cilët me vite duan ta shohin, do të tubohen dhe të vijnë “vetëm ta shohin”.
“Një prej arsyeve të popullaritetit të Putinit është se Moska nuk ka lejuar që Serbia të njolloset me gjenocid”, ka thënë ai.
Siç ka theksuar Vuçiq, “kurrë nuk do të harrojmë vitin 2015 kur shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov dhe ambasadori rus në KB Vitalij Curkin, me urdhrin e Putinit e kanë “shpëtuar” Serbinë nga njolla e popullit i cili ka kryer gjenocid, siç është propozuar me rezolutën e vendeve perëndimore në krye me Britaninë e Madhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Vuçiq ka thënë se ai gjithmonë konsultohet me homologun e tij Putinin dhe e pyet për këshilla. “E informojë për gjithë çfarë po ndodh”, vazhdon ai.
Kryetari serb përkujton se ka qenë nën kritika të ashpra pasi Serbia ka dërguar “ndihmë humanitare” në Siri, “dhe kur kam ardhur te presidenti Putin, i kam thënë se mund të dërgojmë edhe një apo dy aeroplanë me “ndihma”.
“Dhe Vladimir Vladimirovic më pat thënë: Aleksandar, mos e bën këtë, kjo vetëm që krijon probleme më të mëdha për ty”, tregon Vuçiq në një intervistë për TASS.