Wadephul pret Tabakun në Berlin, diskutohen procesi i integrimit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve!
Deputetja e PD-së diskutoi me ministrin e Jashtëm gjerman edhe për mundësitë e rritjes së investimeve gjermane në Shqipëri.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, priti deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në Ministrinë e Jashtme në Berlin.
Tabaku bëri të ditur se në takim diskutuan për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ecurinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mundësitë për rritjen e investimeve gjermane në vend.
Tabaku mori pjesë paraditen e 24 nëntorit në Berlin Foreign Policy Forum, të organizuar nga fondacioni Körber-Stiftung. Takimi me Wadephul shënoi kulmin e vizitës së saj në kryeqytetin gjerman.
Gjatë dy ditëve të vizitës, më 23 dhe 24 nëntor, Tabaku zhvilloi takime të nivelit të lartë në Bundestag.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.