Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 27 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 96.68 ▲2.42%
ARI 4,718 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $77,940 ▼ -0.02% ETH $2,323 ▼ -0.36% XRP $1.4173 ▼ -0.7% SOL $85.3800 ▼ -1.25%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 96.68 ▲2.42 % ARI 4,718 ▼0.49 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 96.68 ▲2.42 % ARI 4,718 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011
27 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Waitz: Maqedonia e Veriut rrezikon 47 milionë euro pa reforma; sundimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit janë kyçe

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, tha se respekti i ndërsjellë midis shteteve anëtare dhe vendeve kandidate është baza e bashkëpunimit tonë në Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, tha se respekti i ndërsjellë midis shteteve anëtare dhe vendeve kandidate është baza e bashkëpunimit tonë në Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur për rrugën evropiane të RMV-së, Weitz theksoi në një intervistë me “Euronews Bulgaria” se vetëm së bashku, veçanërisht në këto kohë gjeopolitike, vetëm së bashku si popuj evropianë, mund ta mbrojmë mënyrën tonë evropiane të jetesës dhe vlerat tona evropiane.

“Dhe kjo vlen për të gjitha qeveritë, si dhe për qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Dhe në vitin e fundit nuk kemi parë asnjë përparim, asnjë reformë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për fillimin e negociatave, por edhe për axhendën e reformave, Planin e Rritjes. Nëse vendi nuk zbaton reformat e nevojshme, 47 milionë eurot nuk do të shkojnë për të, por për vendet fqinje”, tha Waitz.Raportuesi, ndër të tjera, tha se reformat më të rëndësishme për anëtarësim në BE janë të gjitha reformat në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, sigurimit të sistemeve gjyqësore të pavarura që ofrojnë drejtësi për qytetarët, por edhe për biznesin.

“Gjithashtu për zhvillimin e vendit. Pa Bashkimin Evropian, nëse nuk keni një status të përshtatshëm të sundimit të ligjit, nuk do të tërhiqni investitorë të huaj për të investuar në vendin tuaj. Pra, kjo është një çështje kyçe. Dhe po, korrupsioni është një kancer në shoqëritë tona, dhe gjithashtu në Bashkimin Evropian. Dhe në vendin tim ne ende po luftojmë korrupsionin. Çështja është nëse kemi institucione, nëse kemi legjislacion, nëse kemi autoritete që janë të afta dhe të gatshme dhe kanë hapësirën politike për të vepruar në luftën kundër korrupsionit apo jo. Dhe ne ende duhet të shohim përmirësime në këtë drejtim nga Maqedonia e Veriut dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Kjo është deklaruar qartë në raport”, theksoi Waitz.

Ai tha gjithashtu se shpreson që anëtarësimi i Shqipërisë ose shanset e mëdha të anëtarësimit të Shqipërisë do t’i japin gjithashtu një stimul skenës politike në Maqedoninë e Veriut.

“Nëse Maqedonia e Veriut angazhohet, angazhohet seriozisht, për reforma, dhe duke qenë se vendi ka qenë kandidat për më shumë se 20 vjet, ajo tashmë ka ndërmarrë disa hapa që vende të tjera, si Bosnja ose Serbia, nuk i kanë ndërmarrë ende. Pra, nëse ajo vërtet angazhohet për reforma serioze, ajo do të ketë ende disa shanse për t’u bashkuar me klubin e Shqipërisë dhe Malit të Zi për anëtarësim, gjatë këtij mandati të Parlamentit Europian”, shtoi Waitz./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.