Bota

WikiLeaks: Djali i Oussama ben Laden ka kërkuar në SHBA një çertifikatë vdekjeje për babain e tij

Djali i Oussama ben Laden ka kërkuar në SHBA një çertifikatë vdekjeje për kreun e AL-Kaedas, vrarë në vitin 2011 në Pakistan nga US Navy Seals, trupat e elitës së Marinës amerikane, sipas një dokumenti të publikuar nga WikiLeaks.

Një letër e ambasadës amerikane në Riad lidhur me këtë kërkesë bën pjesë mes rreth 70 000 dokumenteve të quajtura “kabllograme saudite”, që Wikileaks ka publikuar të enjten në faqen e saj të internetit.

Wikileaks thekson se këto dokumente bëjnë pjesë në më shumë se një milionë e gjysmë kabllograme dhe dokumente të Ministrisë saudite të Punëve të Jashtme dhe institucioneve të tjera të mbretërisë që synon t’i publikojë në javët e ardhshme.

Letra është nënshkruar nga Glen Keiser, konsull i përgjithshëm i SHBA-së në Riad dhe drejtuar Abdallah ben Laden më 9 shtator 2011, rreth katër muaj pas sulmit amerikan kundër babait të tij.

“Kam marrë kërkesën për një çertifikatë për vdekjen e babait tuaj, Oussama ben Laden”, shkruan Keiser.

Ai shtoi se ekspertët ligjorë të departamentit të Shtetit kishin nënshkruar se një dokument i tillë nuk ishte lëshuar. Bëhet fjalë për një praktikë të zakonshme për individët e vrarë në operacionet ushtarake.

Në vend të një çertifikate vdekje, Keiser i kishte dhënë Abdallah ben Laden dokumente të drejtësisë amerikane në të cilat zyrtarët konfirmonin vdekjen e babit të tij.

Djalë i një familjeje të pasur saudite, Oussama ben Laden hoqi dorë nga kombësia saudite në vitin 1994.

Ai ishte gjithashtu truri i atentateve të 11 shtatorit 2001 në SHBA ku rreth 3 000 persona u vranë, 2 753 prej të cilëve në kullat e ”World Trade Center” në Nju Jork.

Ben Laden u vra më 2 maj 2011 gjatë një sulmi të forcave speciale amerikane në residencën e tij në Abbottabad, në Pakistan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button