roze

Williams, “karaoke” para turneut

Lufta për rekorde ka dhe pauza e Serena Williams e shfrytëzoi njërën prej tyre për t`u relaksuar me miqtë, duke kënduar “karaoke” në festën e përpara Uimbëlldonit në Londër. Vetëm një titull e ndan nga rekordi i Stefi Grafit dhe ylli i tenisit do të përpiqet ta rrëmbejë atë javën e ardhshme.

Williams duket se po tenton ta lërë pas krahëve zhgënjimin që i solli humbja e dhimbshme ndaj Garbine Muguruzas në Roland Garros e po kërkon të përqendrohet tek turneu i saj i preferuar.

Përpos angazhimeve të shumta të sezonit, Williams do të konkurrojë gjithashtu për Shtetet e Bashkuara në “Rio 2016”, ku synon medaljen e pestë të artë. Me lojtarin e golfit Rory McIlroy të kthyer në atletin e fundit që tërhiqet nga Lojrat Olimpike nga frika e virusit Zika, nuk është çudi që dhe të tjerë të ndjekin të njëjtin shembull.

Williams, megjithatë, edhe pse e ndan këtë shqetësim, ka besim se ekipi i saj mbështetës do të kujdeset për gjithçka: “Të gjithë e presin me padurim këtë event. Sigurisht, jemi të shqetësuar, por jam e bindur se do të merren padyshim të gjitha masat e nevojshme”.

Kur karaokja nisi në hotelin luksoz W pranë Leicester Square, Williams e shfaqi të gjithë talentin e saj në interpretim me këngën “What A Feeling”, përpara se të kalonte në pistën e kërcimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button