Kronika

Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, sot pësoi edhe një arrest kardiak

Ish-kryeministri Fatos Nano prej ditësh ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë, për shkak të problemeve shëndetësore. Nano është hospitalizuar që prej datës 8 tetor, pas një arresti kardirespirator.

Burime pranë spitalit bëjnë me dije se gjendja e tij vijon të jetë e rëndë, shkruan “newsbomb”. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ditën e sotme ai ka pësuar edhe një tjetër arrest kardiak. Ai ka humbur koshiencën, ndërsa organet vitale vijojnë të jenë funksionale.

Ish-kreu i Partisë Socialiste ka pasur prej kohësh probleme me mushkëritë dhe është trajtuar më herët për një sëmundje kronike të sistemit respirator

Kjo nuk është hera e parë që Nano shtrohet në spital. Në 2023 ai ndodhej në intubim pasi iu rikthye një problem kronik respirator, që në gjuhën mjekësore njihet si SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button