Xhafaj: Kushtetuesja cënoi legjitimitetin e saj. Vettingu do kalojë
Këtë javë Gjykata Kushtetuese mori një vendim në dukje të ndërmjetëm, por një vendim tejet i rëndësishëm; pezulloi ligjin e Vettingut, ligjin ndoshta më të përfolur të dekadës së fundit të miratuar në Parlament, kjo edhe për shkak të pasojave që ai pritet të shkaktojë në kuadrin e reformën në drejtësi. Çfarë ndodh tani? A ishte ky një vendim në konflikt të pastër interesi me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, apo ky ligj vërtet shkelte Kushtetutën? Cilat do të jenë hapat që do të ndiqen? Cilat do të jenë pasojat dhe më e rëndësishmja, a ka ngrirë vërtetë reforma në drejtësi? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, por edhe të tjerave që lidhen me reformën në drejtësi, këtë të enjte në Top Story, përballë gazetarit Sokol Balla dhe analistëve të ftuar në panel, ishte i ftuar kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, njëkohësisht kryetar i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.
Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar ligjin e Vettingut ishte i paralajmëruar, pasi sipas tij, kishte disa ditë që qarkullonte tek gjyqtarët dhe prokurorët vendimi në fjalë.
Ai ngriti dyshime mbi vendimin në fjalë duke e argumentuar këtë dyshim edhe me mungesën e arsyetimit të vendimit të marrë. Xhafaj tha gjithashtu se vendimi i marrë është shpërndarë menjëherë në media pa dalë ende nga salla e mbledhjes trupa e gjyqtarëve.
“Kjo nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë në asnjë gjykatë, e jo më tek Gjykata Kushtetuese”, deklaroi ai. Xhafaj deklaroi se vetë Kushtetuesja ka një konflikt interesi me ligjin në fjalë, pasi ishte pikërisht ky institucion dhe anëtarët e tij që do t’i nënshtroheshin të parët procesit dhe pasojave të Vettingut.
Kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi tha se më shumë sesa një motivim politik, vendimi i Kushtetueses lidhet me problemin që kjo gjykatë vetë mund të ketë me ligjin në fjalë. Ai shprehu bindjen se Venecia do të tregohet shumë e qartë në rekomandimin e vet, se reforma e Vettingu do ta kalojnë edhe këtë pengesë, që e quajti vetëm çështje kohe, ndërsa tha se vetë Gjykata Kushtetuese cënoi legjitimitetin e saj përmes këtij akti.
Në fund, Fatmir Xhafaj kishte edhe një thirrje për të gjithë ata që janë subjekt i ligjit të Vettingut.
Xhafaj: Vendimi ishte i paralajmëruar
Deputeti socialist e nisi fjalën duke njohur të drejtën e Kushtetueses për të marrë një vendim të tillë, por sërish ngriti disa pikëpyetje, e para lidhej me mungesën e arsyetimit.
“Nga pikëpamja kushtetuese dhe ligjore, Gjykata Kushtetuese është në të drejtën e saj. Ka marrë një vendim që është mbështetur në Kushtetuë dhe në vetë ligjin e Gjykatës Kushtetuese. Gjithsesi mbetet për t’u parë për shkak se ende nuk kemi një vendim të arsyetuar, që është një problem jo i vogël, për të mësuar se cilat kanë qenë arsyet që e kanë çuar në këtë vendimarrje. Gjithsesi, kur flet Gjykata Kushtetuese, ne të tjerët jemi të detyruar ta zbatojmë. Por kjo nuk na heq të drejtën për të debatuar dhe diskutuar rreth arsyeve që e kanë çuar gjykatën në këtë vendimarrje”, deklaroi ai.
Xhafaj thotë se e priste këtë vendim.
“Nuk ishte një vendim i papritur. Është një vendim i paralajmëruar për shkak se kishte kohë, në mënyrë të veçantë në mjediset e gjyqtarëve dhe të prokurorëve përflitej për një pezullim të ligjit të Vettingut. Kam patur rastin që të takoj vetë gjyqtarë dhe prokurorë që kanë qenë të interesuar për përgatitjen e dokumentave dhe një pjesë e mirë e tyre, më kanë përcjellë këtë shqetësim shumë kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të merrte këtë vendim. Sipas meje, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë patur rastin dhe mundësinë që ta gjykojnë dhe diskutojnë këtë përtej dyerve të gjykatës. Kjo nuk është absolutisht normale, siç nuk është normale që të dilte nga Gjykata Kushtetuese një vendim para se të dilnin gjyqtarët nga salla. Doli lajmi në media se çfarë kishte vendosur Gjykata Kushtetuese. Kjo nuk duhet të ndodhë për asnjë trupë gjyqësore dhe jo më për gjk. Të gjitha këto janë prova të dukshme të faktit që ka një lidhje të drejtpërdrejtë të interesit që kanë një pjesë e sistemit gjyqësor për të penguar reformën në drejtësi”, deklaroi kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi.
Por a është ky vendim pjesë e përpjekjeve për të penguar reformën në drejtësi? Xhafaj nuk e përjashton.
“Mënyra sesi është marrë vendimi, arsyet që e kanë çuar Gjykatën Kushtetuese në këtë vendimarrje, të bindin që kjo është një gjë e llogaritur në funksion të frikës, ose më saktë të presionit që ka një pjesë e mirë për shkak se janë subjekte të drejtpërdrejta të ligjit të Vettingut, por nga ana tjetër janë edhe një arsye shumë e fortë për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi. Sesa i drejtë është ky vendim, në këndvështrimin tim, kjo mbetet e diskutueshme edhe më vonë”, u përgjigj Xhafaj.
“Kushtetuesja, konflikt interesi me Vettingun”
Gjykata Kushtetuese ishte një ndër institucionet e para që do t’i nënshtroheshin ligjit të Vettingut, por a është vendimi i marrë për pezullimin e këtij ligji në konflikt interesi? Xhafaj solli si shembull ligjin e lustracionit.
“Fakti që Gjykata Kushtetuese është e para në radhë që do t’i nënshtrohet procesit të Vettingut, por nga ana tjetër ka detyrimin që përtej këtij fakti që të shqyrtojë kushtetushmërinë e vettingut. Kemi një precedent në rastin e ligjit të lustracionit, ku Gjykata Kushtetuese, edhe në atë rast ka qenë hapur në konflikt interesi. Tani konflikti i hapur i interesit është i prezumuar sepse askush nga ne nuk mund të thotë që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk do të kalonin procesin e Vettingut. Në rastin e lustracionit ata ishin dukshëm të ekspozuar përpara efekteve që sillte ligji i lustracionit. Ka një ndryshim thelbësor, këta e kanë përbrenda këtë, kurse ata e kishin të dukshëm”, u shpreh ai.
Xhafaj: Vettingu në Venecia, si lustracioni
Edhe në rastin e lustracionit, Kushtetuesja iu drejtua Venecias, e cila i ktheu përgjigjje duke u shprehur se kjo gjykata ka detyrimin që të dalë me një vendim për ligjin. Xhafaj paralajmëroi se e njëjta përgjigjje do të kthehet edhe për Vettingun, duke shtuar se referimi i ligjit për opinion ishte një hap i panevojshëm nga Kushtetuesja.
“Në rastin e mëparshëm iu drejtuan Venecias dhe Venecia i tha që Gjykata Kushtetuese ka detyrimin për ta shqyrtuar këtë projektligj dhe ashtu ndodhi. Venecia është shprehur njëherë për qëndrimin që duhet të mbajë Gjykata Kushtetuese. Pra, praktikisht po shkon te Venecia dhe po i thotë që ti e ke thënë njëherë, por ma thuaj sërish. Edhe nga pikëpamja e integritetit të një trupe si Gjykata Kushtetuese, kjo nuk është serioze sepse në një farë mënyrë do t’i bëjë të nënqeshin në Venecia”, u shpreh ai, duke shtuar se për një çështje kaq të rëndësishme, Kushtetuesja së paku duhej të dilte me një vendim të arsyetuar dhe të kishte thërritur një seancë plenare për të dëgjuar palët.
“Më parë ka thërritur palët dhe i ka dëgjuar, në këtë rast nuk e bëri këtë”, deklaroi Xhafaj.
Gjata: Vettingu, sa më shpejt tek Venecia; Xhafaj: S’shkel Kushtetutën
Konstitucionalisti Çlirim Gjata tha se Kushtetuesja ka konflikt interesi në rastin në fjalë, por pavarësisht kësaj, është e detyruar që ta shqyrtojë atë.
“Duhet që Gjykata Kushtetuese ta dërgojë sa më shpejt në Venecia dhe arsyetimi ka vlerë tek letra që do të dërgojë në Venecia se çfarë do të kërkojë. Këtu duhet të nxitojë Gjykata. Ka konflikt interesi dhe e ka më të vogël seç e kishte në ligjin e lustracionit dhe përderisa e kanë gjykuar atë ligj, edhe Vettingun do ta gjykojnë se nuk kanë ku të shkojnë. Gjithsesi, është më mirë që ta shohë Venecia për problemet që mund të ketë ligji”, deklaroi ai.
Fatmir Xhafaj tha se vetë ngritja e Vettingut në nivelin e Kushtetutës, përjashton mundësinë që ligji në fjalë ta shkelë atë.
“Ky ligj nuk bie në kundërshtim me një dispozitë, sepse Kushtetuta ka një aneks kushtetues dhe ka qenë një diskutim mes nesh dhe Venecias nëse duhej ta bënim me ligj apo duhej ta ngrinim në nivel kushtetues? Ligji në vetvete është një përsëritje e normave kushtetuese dhe detajim procedurial i zbatimit të normës kushtetuese”, deklaroi ai.
Çlirim Gjata propozoi rrugën sesi mund të ishte shmangur ky ngërç.
“Vettingu i Gjykatës Kushtetuese duhej të bëhej me një dispozitë të veçantë dhe pastaj bëhej Vettingu për gjithë pjesën tjetër të gjyqtarëve sepse s’mund t’i trajtosh të gjithë njësoj. Ka hierarki gjyqësore”, deklaroi ai.
Xhafaj: Pezullimi, kundër interesit publik
“Në rregull Venecia, por ajo që është e papranueshme është fakti që Gj Kushtetuese e ka çuar dhe njëkohësisht ka vendosur pezullimin. Gjykata në rastin konkret nuk është në kushtet që të vendosë pezullimin”, tha ai.
Analisti Arjan Vasjari tha se në këtë rast, Kushtetuesja, sipas tij, ka luajtur rolin e ndërmjetëses mes Partisë Demokratike dhe Komisionit të Venecias. Ai ngriti pyetjen se përse vendimi i Gjykatës Kushtetuese afrohet më shumë me qëndrimin e Partisë Demokratike sesa me atë të Presidentit të Republikës, që e kaloi ligjin në heshtje. Ndërkohë, Xhafaj shtoi se Gjykata Kushtetuese ka shkelur një parim themelor në rastin konkret; atë të interesit publik.
“Që të pezullohet një ligj, duhet që të ketë pasoja, por këtu çështja që shtrohet është se kush ka krijuar pasojën më të madhe, vetë ligji i Vettingut apo vendimi i Gjykatës? Sot pasojën më të madhe e ka krijuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta pezulluar. Ligji i vettingut siç është sot ka 4 muaj që nuk krijon asnjë pasojë. Në 4 muaj, do të duhej të bëheshin vetëm dy veprime kryesore, së pari të plotësoheshin deklaratat, një formalitet dhe hapi i dytë krijimi i institucioneve që do të bëjnë Vettingut. Vetë PD, nuk kishte guxuar që të sulmonte këto dy gjëra. Të cilat mund të thuash që kishin efekt dhe pasojë. Ligji i vettingut në të vërtetë pas 4-5 muajsh fillonte efektet reale të tij. pra kishte të gjithë kohën e mjaftueshme Gjykata Kushtetuese që t’i drejtohej Venecias, të merrte përgjigjje prej saj dhe më pas të vendoste pa e pezulluar ligjin. A cënon vetë ligji interesat publike, një nga kushtet që ka Gjykata Kushtetuese në ligjin e saj? Ndërprerja e ligjit cënon në masë interesin publik. Publiku nuk kishte pritshmëri për pezullimin, kishte pritshmëri për të filluar procesi i vettingut dhe një gjykata kushtetuese nuk është një gjykatë e zakonshme, ajo është një gjykatë politike jopartiake sepse ndryshojnë qasje, pozicione politike, programe politike, janë gjykata të rëndësishme.”, thotë Xhafaj.
Por cilat janë pasojat e këtij pezullimi?
“Ky e ka ndërprerë. Ka krijuar një problem shumë të madh sepse nuk mund të bëjmë asnjë hap tjetër me reformën”, sqaron kreu i Komisionit të Reformës.
“Kushtetuesja ka probleme me Vettingun”
Një tjetër pyetje që po ngrihet është ajo nëse vendimi i Gjykatës është i motivuar politikisht. Xhafaj ka një përgjigjje të ndërmjetme.
“Është përputhur interesi i një grupi politik, si Partia Demokratike. Individë të Gjykatës mund të jenë orientuar kështu, por në tërësi nuk është orientuar nga kjo më shumë sesa nga problemi që ka në vetvete, që është problemi që ka me Vettingun mesa duket”, u shpreh Xhafaj.
Analisti Mustafa Nano përshëndeti deklaratën e bërë nga përfaqësitë diplomatike të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara. Ai përshëndeti deklaratën e përbashkët të tyre menjëherë pas pezullimit të ligjit dhe e lexoi atë si shkundje të sistemit juridik dhe politik në vendin tonë.
Vettingu është bërë me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe drafti i reformës ka shkuar disa herë në Venecia, por a ka folur vetë ky Komision për ligjin e Vettingut më herët? Fatmir Xhafaj thotë se po, Vettingu ka marrë dritën jeshile të Venecias dhe jo vetëm.
“Vetë Komisionerja për Drejtësinë në BE ka qenë e përfshirë drejtpërdrejtë. Përveç këtyre, vetë Komisioni i Venecias ka kontribuar përmes përfaqëqsuesit në Komisionin e Reformës direkt për ligjin e Vettingut dhe jo vetëm kaq, përveç dy shqyrtimeve janë marrë posaçërisht me Vettingun”, u përgjigj ai.
Deputeti solli edhe vlerësimin e këtij Komisioni për ligjin në fjalë, që justifikon masat e jashtëzakonshme dhe thotë se në draft janë reflektuar sugjerimet e tij.
“Në lidhje me masat e jashtëzakonshme Venecia thotë se janë të justifikuara dhe të nevojshme që Shqipëria të mbrohet nga korrupsioni që nëse nuk trajtohet mund të shkatërrojë tërësisht sistemin gjyqësor dhe vazhdon më poshtë: projekt-ndryshimet marrin parasysh shqetësimet që ne kemi verifikuar, varianti i aneksit është shkruar në mënyrë më të saktë dhe shumica e sugjerimeve të Komisionit janë marrë parasysh. E gjithë skema është bërë më e qartë dhe jep garanci më të mira për individët që mund të preken nga ky vlerësim”, u shpreh Fatmir Xhafaj duke cituar Komisionin e Venecias.
Në ankimimin e dorëzuar në Kushtetuese, Partia Demokratike argumenton kërkesën për pezullim të ligjit duke thënë se mund të ndodhë që ligji të ndërpresë mandatet e Gjykatës Kushtetuese dhe do të sillte pamundësi në shqyrtimin e ligjit nga kjo gjykata, duke qenë se në shqyrtimin e çështjes duhet të marrin pjesë 2/3 e anëtarëve.
Xhafaj tha se ky arsyetim i Partisë Demokratike për të pezulluar ligjin nuk qëndron.
“Minimalisht që ky ligj të veprojë do të duhen të paktën 4 muaj, që të fillojë të ngrihet Komisioni. Do të vijnë përfaqësuesit ndërkombëtarë të monitorimit, që janë bllokuar sepse nuk fillon ligji efektet, nuk mund të rekrutohen, së dyti do të hapet gara këtu për anëtarët vendas të gjykatës së vlerësimit, të vettingut. Pra është një proces i tërë, që minimalisht në kushte ideale do 4 muaj. Kjo çështja e frikës, më shumë është ajo që është brenda vetes, sesa e vërteta”, deklaroi ai.
Xhafaj e quajti një hap pas marrëveshjen e 21 korrikut, konsensusin e arritur mes forcave politike për miratimin e Kushtetutës. Sipas tij, pasojat e këtij kësaj marrëveshjeje, do të ndjehen.
“Edhe marrëveshja e 21 korrikut, që për mua është një hap pas për procesin dhe do të ndjehen efektet. Është gjëja më e pak e shëndetshme në gjithë këtë proces të reformës. I dha më shumë hapësirë dhe ndikim partive politike në sistem. Edhe vetë komisioni i vettingut do të ketë 6 përfaqësues nga maxhoranca dhe gjashtë nga opozita. Ne vetë kishim kërkuar një përfaqësi të fortë ndërkombëtare në këtë pikë”, u shpreh Xhafaj.
Xhafaj: Presion nga një pjesë e gjyqësorit dhe prokurorëve kundër ligjit
Ndryshe nga ndryshimet kushtetuese dhe ligji për SPAK-un, Vettingu kaloi në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës. Por a ekzistonte mundësia që edhe ky ligj të miratohej me konsensus dhe të shmangej situata e sotme?
“Mungesa e konsensusit në rastin e Vettingut lidhet me presionin e madh që ka ushtruar një pjesë e trupës gjyqësore dhe të prokurorëve, që ndjejnë se preken drejtpërdrejtë nga kjo gjë. Presioni i tyre lidhet me qëndrimet që kanë mbajtur palët. Nuk janë shumicë dhe kjo është e vërtetë, por ka qenë një presion i madh i këtyre njerëzve”, u përgjigj Xhafaj.
Xhafaj: Kushtetuesja cënoi legjitimitetin e vet
Por çfarë do të ndodhë pas këtij vendimi të Kushtetueses? Xhafaj ishte optimist.
“Komisioni i Venecias do të jetë shumë më i qartë në rekomandimin që do të japë. Është e vërtetë që reforma bllokohet sepse vendimi i pezullimit shkakton disa shqetësime, por është vetëm pak shtyrje në kohë. Gjithsesi, nuk e bllokon tërësisht sepse ne do të vazhdojmë me ligjet e tjera. Kemi të paktën 20 ligje të tjera për t’u miratuar nga Parlamenti në funksion të reformës. Kur të vijë nga Venecia do të jetë më bindës akoma dhe kjo do të jetë një arsye shumë më e fortë sepse të gjithë ata që nuk do të kalojnë Vettingun nuk do të kenë më gojë të flasin”, deklaroi Fatmir Xhafaj.
Kreu i Komisionit të Reformës tha se me vendimin për pezullimin e ligjit, Kushtetuesja cënoi legjitimitetin e saj.
“Unë nuk pajtohem me faktin që Gjykata Kushtetuese duhet ta pezullonte dhe së dyti duhet ta kishte arsyetuar për të dhënë qetësi, garanci dhe legjitimitet veprimeve të veta. Pezullimi nuk është bindës dhe jam i shqetësuar edhe për legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese, që në shumë vendime të saj e ka patur këtë legjitimitet dhe është respektuar nga palët dhe publiku. Me këtë veprim ajo cënoi procesin dhe jo pak legjitimitetin e saj”, u shpreh ai.
Në fund një thirrje për të gjitha subjektet e ligjit të vettingut.
“Reforma do të shkojë deri në fund. Ajo do të bëhet dhe ligji do të veprojë për të gjithë, edhe për ata që janë gjyqtarë të ndershëm dhe me integritet që meritojnë të rivlerësohen dhe të nderohen më shumë në këtë vend, edhe ata të cilët duhet të largohen nga sistemi dhe është mirë që të largohen vetë sepse ligji nuk i ka parashikuar të gjitha”, mbylli fjalën e tij Xhafaj.
Anetaret e gjykates kushtetutese jane armiqte me te ndyre te popullit shqipetar.Ata jane ne sherbim te kopese te fashizmit te sali berishes te cilet duan te varrosin popullin shqipetar ne diten e vetme tebardhe te qenit ne Europe dhe perendim ku nuk kane qene kurre qysh prej shekujsh.Te digjen te gjalle me gjithe femijet dhe cfare kane.Hiri i tyre te flaket ne det.Keta plehra nuk jane shqipetare.Plehrat shqipetare ne Tirane,prishtine,Shkup,Ulqin kane qene,jane dhe dote jene fatekeqesia e kombit shqipetar,e Ballkanit,e Europes dhe e Botes.