Kronika
Xhafaj pret ministrin e Brendshëm italian
Marco Minniti, ministri i Brendshëm i Italisë, së bashku me një delegacion të nivelit të lartë të ministrisë dhe Policinë italiane, kanë nisur takimet zyrtare në Shqipëri.
Minniti është pritur fillimisht nga homologu i tij shqiptar Fatmir Xhafaj, më pas takohet me Presidentin dhe në fund të vizitës së tij në vendin tonë do të ketë një konferencë përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis.
“Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së”, shkruhet në njoftim.