☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,776 ▲0.69%
DOW 51,305 ▲0.25%
NASDAQ 27,451 ▲0.96%
NAFTA 89.83 ▼1.4%
ARI 4,167 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,467 ▲ +0.15% ETH $2,709 ▲ +0.25% XRP $1.4984 ▼ -0.14% SOL $120.0200 ▼ -1.19%
S&P 500 7,776 ▲0.69 % DOW 51,305 ▲0.25 % NASDAQ 27,451 ▲0.96 % NAFTA 89.83 ▼1.4 % ARI 4,167 ▲0.11 % S&P 500 7,776 ▲0.69 % DOW 51,305 ▲0.25 % NASDAQ 27,451 ▲0.96 % NAFTA 89.83 ▼1.4 % ARI 4,167 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Kosova

Xhafer Gashi jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK, pas mosvotimit të Ligjit për Specialen

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq, Xhafer Gashi, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat e tij në LDK.

Gashi ka thënë se vendimi vjen pas mosvotimit nga LDK-ja të ligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, për të cilin, sipas tij, ka pasur indinjatë të thellë te anëtarësia e degës në Obiliq.

Ai ka deklaruar se e ndan këtë qëndrim dhe se nuk mund t’i mbajë pozitat partiake kur qëndrimi i subjektit për këtë çështje bie ndesh me bindjet dhe përgjegjësinë që ndien ndaj qytetarëve që përfaqëson.

“Mosvotimi nga LDK-ja i ligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ka shkaktuar indinjatë të thellë tek anëtarësia e Degës së LDK-së në Obiliq, përfshirë grupin tonë të asambleistëve. Këtë dhimbje dhe indinjatë e ndaj edhe unë”, ka shkruar Gashi.

Në njoftimin e tij, ai ka përmendur edhe të kaluarën e tij në veprimtarinë për lirinë e Kosovës dhe angazhimin gjatë luftës, duke theksuar se përgjegjësia ndaj vendit dhe sakrifica e atyre që kanë rënë për lirinë e Kosovës kanë ndikuar në vendimin e tij.

Gashi ka thënë se mbrojtja e dinjitetit të luftës çlirimtare dhe kërkesa për drejtësi, sipas tij, tejkalojnë kufijtë partiakë.

Ai ka theksuar se drejtësia duhet të përcaktojë përgjegjësinë individuale mbi bazën e provave dhe në një proces të paanshëm, ndërsa ka shprehur qëndrimin e tij se ndaj procesit në Dhomat e Specializuara janë ngritur dyshime për natyrën e tij politike.

“Prandaj, jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat e mia në Lidhjen Demokratike të Kosovës: anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Degës së LDK-së në Obiliq”, ka njoftuar ai.

Gashi ka falënderuar familjen, anëtarësinë e Degës së LDK-së në Obiliq, asambleistët, bashkëpunëtorët dhe qytetarët për mbështetjen ndër vite.

Në fund, ai ka thënë se do të vazhdojë t’i shërbejë vendit dhe të qëndrojë pranë qytetarëve, bashkëluftëtarëve dhe familjeve që, sipas tij, mbajnë peshën e sakrificës për liri.

“Pozitat mund t’i lëmë. Përgjegjësinë ndaj atdheut e mbajmë gjithë jetën”, ka përfunduar Gashi./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.