Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.91 ▲5.29%
ARI 4,538 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,666 ▼ -0.04% ETH $2,026 ▲ +0.99% SOL $82.8600 ▲ +1%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.91 ▲5.29 % ARI 4,538 ▲0.3 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.91 ▲5.29 % ARI 4,538 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Xhaferi: Ivanovi ka 10 ditë kohë për mandatimin e kryeministrit të ri

Kryetari i porsazgjedhur i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, deklaron se Presidenti Gjorgje Ivanov ka 10 ditë kohë në dispozicion për të mandatuar kryeministrin e ri të vendit.

Qëndrimi i Ivanovit ka qenë deri më tani refuzues, por Xhaferi zotohet t’i shfrytëzojë kompetencat e tij si kryetar e të vazhdojë me procedurat parlamentare konform Kushtetutës. Nëse brenda kësaj periudhe, kreu i shtetit nuk e dorëzon mandatin e krijimit të ekzekutivit, atëherë Parlamenti do ta zgjedhë vetë qeverinë, ishte komenti i Xhaferit në intervistën e dhënë “Kohës ditore”.

Duke iu referuar episodit tronditës të 27 prillit, zyrtari nënvizoi se personat përgjegjës do të japin llogari, duke përfshirë këtu edhe vetë deputetët që u dolën në krah protestuesve të dhunshëm. 12 persona të dyshuar për ngjarjen e përpara disa ditëve u ndaluan së fundmi nga policia. Sipas Ministrisë së Brendshme maqedonase, numri i atyre që përballen me akuza penale për incidentin ku u plagosën më shumë se 100 vetë, është 20. Ajo nuk e ka bërë publik identitetin e plotë të të arrestuarve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.