Politika

Xhelal Mziu i përgjigjet dhëndrit të Berishës: Njerëzit që nuk kanë lidhje me qytetin s’më shqetësojnë

Kreu i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu ka folur në një intervistë për News24 në lidhje me problematikën e krijuar të mospastrimit të qytetit dhe mbledhjes së mbeturinave.

Ai tha se po shikohen një sërë mundësish për zgjidhjen e situatës deri tek krijimi i një landfilli.

“Problem është marrja nga terreni dhe venddepozitimi por problem kryesor mbetet djegia e tyre. Edhe në Kamëz djegia ka impakt negativ. Sot banorët nuk protestuan, pasi përveç takimit të djeshëm kam pasur kontakte të vazhdueshme me qytetarët që preken nga djegia e landfillit. U kam treguar zgjidhjen dhe problemin.

Kemi parashikuar në planin urbanistik në përgatitur në këshill për licencën për depozitimin në zonën e Valiasit. Në janar të këtij viti u refuzuam. Por ne bëmë sërish një aplikim të ri në Ministrinë e Mjedisit dhe shpresojmë se do miratohet. Ka 10 ditë që po punohet 24 orë për pastrimin në kushte emergjente pasi nuk kemi vend depozitimi dhe në këto kushte po pastrojmë qytetin në zonat e brendshme gjatë ditës dhe gjatë natës i transportojmë mbetjet. Akset kryesore janë të tejmbushura”, deklaroi Mziu, raporton “BalkanWeb”.

Kreu i Bashkisë Kamëz tha se “kemi kontaktuar me bashkitë fqinje dhe po bëjmë depozitimin atje dhe shpresoj të rikthehemi brenda pak ditësh tek venddepozitimi i ri”.

Lidhur me mundësinë e depozitimit të plehrave në landfillin e Sharrës, Mziu tha se kjo është e pamundur pasi ka kosto të madhe.

“Është kosto e jashtëzakonshme për transportin deri atje. Kemi aplikuar edhe vetë për landfill presim miratimin nga qeveria”, u shpreh ai.

Por për akuzat e ardhura edhe nga brenda Partisë Demokratike, Mziu tha se nuk e shqetësojnë njerëzit që s’kanë lidhje me qytetin.

“Nuk merrem me reagimet për mua mbetet prioritet zgjidhja. Zjarrvënia problem shumë shqetësues, qytetarët më mirëkuptojnë. Njerëz që nuk kanë lidhje me qytetin nuk më preokupojnë. Shpresojmë të marrim licencimin për dy ditë për Valiasin dhe atje do të fillojmë depozitimin”, theksoi Mziu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button