☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.36 ▼1.01%
ARI 4,857 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,526 ▲ +0.39% ETH $2,334 ▼ -1.28% XRP $1.3621 ▼ -0.13% SOL $83.7300 ▼ -2.74%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.36 ▼1.01 % ARI 4,857 ▲0.15 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.36 ▼1.01 % ARI 4,857 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Bota

Xi Jinping do të ndihmojë për suksesin e G20-ës

Negociata të vështira priten në takimin e G-20-ës në Hamburg. Kancelarja gjermane Angela Merkel llogarit mbështetjen e Kinës, në mënyrë që në fund të prezantohen rezultate.

“Që të mbledhësh 20 shtete në të gjitha zhvillimet dhe përfytyrimet e tyre nuk është fare e thjeshtë”, tha Kancelarja gjermane pas një takimi me Presidentin kinez Xi Jinping në Zyrën Kancelarore në Berlin.

Vendi mikpritës i G-20-ës bashkëpunon gjithmonë ngushtë me orginazatorët e mëparshëm dhe ata të mëpasëm të takimeve të nivelit të lartë, për të garantuar vazhdimësinë e temave. Kina, ku në vitin 2016 u organizua një takim i nivelit të lartë të G-20-ës, bën pjesë si Argjentina në të ashtuquajturën Trojkë të takimit të nivelit të lartë.

Prandaj, Merkeli tha se beson dhe shpreson që “ndonjë vështirësi” ende mund të kapërcehet, u tregua optimiste Merkeli. Në takimin e nivelit të lartë të fuqive të mëdha ekonomike dhe të BE (G20), i cili nis të premten në Hamburg, do të diskutohet para së gjithash për mbrojtjen e klimës dhe për tregtinë botërore.

Xi te Merkel-iXi te Merkel-i

Merkeli kërkon qasje në treg për sipërmarrjet gjermane

Krahas takimit të nivelit të lartë, në Zyrën Kancelarore u diskutuan edhe tema bilaterale. Merkeli kërkoi një qasje më të mirë në tregun kinez për sipërmarrjet gjermane. Xi theksoi se edhe Pekini synon një bashkëpunim më të mirë në fushat e ekonomisë, të tregtisë dhe të financave. Marrëdhëniet e të dy dyja vendeve janë në një “nivel shumë të lartë”, konstatoi ai.

Kina është për nga vëllimi partneri i pestë tregtar i Gjermanisë. Të dyja vendet bënë vitin e kaluar biznes në shumën e rreth 170 miliardë eurove. Megjithatë, kohët e fundit ka pasur tensione, pasi të dyja palët e akuzuan njëra-tjetrën për pengesa në investime.

Pa e përmendur rastin e veprimtarit kinez të të drejtave të njeriut, të sëmurë rëndë, Liu Xiaobo, Merkeli deklaroi veç kësaj se dëshiron ta vazhdojë dialogun për të drejtat e njeriut me Pekinin. Në këtë kuadër ka rëndësi që “sektorët e ndryshëm të shoqërisë të kenë mundësi që të shprehen mirë”, tha Kancelarja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.