Yamal: Nuk i shikoj ndeshjet e Bayern-it sepse… dominojnë!
Lamine Yamal në një tjetër intervistë ka pranuar se nuk ndjek të gjitha rivalet e Barçës. Sulmuesi spanjoll tha se ndiqte takimet e Real-it dhe ato të PSG-së në Champions League.
I pyetur për Bayern-in ai tha: “Të jem i ndershëm nuk më pëlqen të shikoj ndeshjet e Bayern-it. Në kampionat ata dominojnë. Edhe në fazën në grup në Champions League nuk i shikoj sepse janë po aq dominant. I kam ndjekur në dy ndeshjet që kanë bërë përballë PSG-së vitin e kaluar dhe ishin me të vërtetë dy ndeshje të mëdha. Por e përsëris në ndeshjet në grup nuk i ndjek sepse arrijnë që të doominojnë thuajse ç’do rival”. A.V.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.