☁️
Tiranë 14°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,277 ▼ -1.57% ETH $2,324 ▼ -3.42% XRP $1.2765 ▼ -2.48% SOL $100.6200 ▼ -3.61%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Yıldırım: Rezoluta e OKB-së për Kudsin ka forcuar shpresën për paqe në rajon

“Fitorja e mendjes së shëndoshë në OKB ka forcuar shpresën për paqe dhe zgjidhje në rajon. Me këtë vendim (rezolutë), jo vetëm Kudsi, Palestina, por ka fituar nderi i njerëzimit”.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në lidhje me rezolutën e OKB-së për Kudsin tha se: “Fitorja e mendjes së shëndoshë në OKB ka forcuar shpresën për paqe dhe zgjidhje në rajon. Me këtë vendim (rezolutë), jo vetëm Kudsi, Palestina, por ka fituar nderi i njerëzimit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një fjalimi në Kongresin e 6-të të zakonshëm duke iu drejtuar anëtarëve të AK Partisë të qytetit Adıyaman, kryeministri Yıldırım ka folur për ngjarjet e përjetuara në Kuds. Ai ka bërë të ditur se “vendimi i marrë nga qeveria amerikane është përplasur me OKB-në dhe është rikthyer mbrapsht”.

Më tej Yıldırım ka tërhequr vëmendjen se 128 vendet e OKB-së me një qëndrim të drejtë nuk kanë pranuar vendimin e SHBA-ve për Kudsin. “Edhe njëherë është bërë e qartë se bota është më e madhe se një. Tashmë nuk është më i vlefshëm zakoni që ‘e bëra unë dhe u bë'”, është shprehur Yıldırım në fjalën e tij.

Pasi ka theksuar se Turqia, veçanërisht presidenti Recep Tayyip Erdoğan kanë kryer përpjekje të madhe që ky vendim të dalë i tillë, kryeministri Yıldırım tha: “Ne mblodhëm në Stamboll në një takim të jashtëzakonshëm Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OBI) dhe kemi vendosur në lëvizje ndërgjegjen botërore. Jemi krenarë dhe të lumtur që kemi arritur një rezultat të mirë në fund të përpjekjeve tona. Turqia ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah të popujve të shtypur dhe të pafajshëm, kryesisht për Palestinën. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të mirën e botës dhe për shpëtimin e njerëzimit”.

Gjithashtu Yıldırım ka bërë të ditur se pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik është kaluar në një proces shumë të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Ai ka theksuar se vazhdon një përpjekje e vendosur kundër organizatës terroriste DEASH, organizatës terroriste separatiste, dhe FETO-s, që u infiltrua brenda shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.