roze

Ylli i “50 Shades of Grey” ndahet pas dy vitesh lidhje

Dakota Johnson dhe i dashuri i saj prej dy vitesh, Matthew Hitt raportohen t’i kenë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Aktorja 26-vjeçare është fotografuar për herë të parë me modelin dhe muzikantin në korrik 2014.

Edhe pse u përfol për një ndarje në fillim të vitit 2015, gjatë kohës kur Dakota ndodhej në xhirimet e filmit “Fifty Shades of Grey”, vetëm disa muaj më vonë ata u ribashkuan.

Një burim për “Just Jared” ka deklaruar: ‘Dakota dhe Matthew kanë patur një lidhje jo të rregullt gjatë këtyre dy viteve. Ata nuk kishin mundësi ta shihnin shpesh njëri-tjetrin kohët e fundit për shkak të axhendave të ngarkuara. Momentalisht ajo ndodhet në Vankuver në xhirimet e filmit të saj të fundit, ndërsa Matthew po përgatitet për turneun e tij veror së bashku me grupin e tij”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button