🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,664 ▼ -1.52% ETH $2,216 ▼ -0.79% XRP $1.3293 ▼ -1.37% SOL $82.2300 ▼ -2.53%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Ymeri në Washington bisedon për zhvillimet politike në Kosovë

Gjatë ditës së parë të vizitës në Washington, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pati disa takime bashkë me anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm, Florin Krasniqi. Ata u takuan me kongresmenin Robert Aderholt, i cili është njëkohësisht Bashkëdrejtues i Grupit të Çështjeve Shqiptare (“Albanian Caucus”), në Kongresin e SHBA-së.

Në këtë takim u diskutuan zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë me theks të veçantë te dialogu në Bruksel, “Zajednica” e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Gjykata Speciale, si dhe degradimi ekonomik e social që po i ndodh Kosovës vazhdimisht.

Ymeri dhe Krasniqi e njoftuan kongresmenin Aderholt për rrezikun që i kanoset Republikës së Kosovës dhe të ardhmes së saj nga një asociacion komunash me kompetenca ekzekutive, si dhe për votimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës kundër amendamentit kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale.

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes po ashtu kërkuan nga kongresmeni Aderholt që të angazhohet dhe t’i përcjellë zhvillimet rreth dialogut dhe “Zajednicës” së Komunave me Shumicë Serbe në mënyrë që të mos lejohet themelimi i një niveli të tillë pushteti të tretë në Kosovë që do ta çimentonte ndërhyrjen e vazhdueshme politike e institucionale të Serbisë në Kosovë.

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes po ashtu kanë takuar zyrtarë të zyrës së Senatorit Gary Peters nga shteti Michingan. Në mbrëmje Ymeri dhe Krasniqi u takuan për darkë me ambasadorin William Walker, me të cilin diskutuan veçanërisht për Gjykatën Speciale dhe për gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve të Kosovës, dhe tendencën e tyre në rritje për ta lëshuar Kosovën dhe për të jetuar në vende të tjera.

Delegacioni i Vetëvendosjes po vazhdon takimet në Washington DC me kongresmenë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.