☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.79 ▼3.85%
ARI 4,475 ▲1.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,524 ▼ -0.09% ETH $2,150 ▲ +0.26% XRP $1.4126 ▼ -0.9% SOL $90.5400 ▼ -0.68%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.58 ▼4.08 % ARI 4,483 ▲1.84 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.58 ▼4.08 % ARI 4,483 ▲1.84 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Zaev në Bruksel: Nëse nuk marrim datë për negociatat, rrezikon të bjerë qeveria!

Nëse vendi nuk merr datë për fillimin e negociatave, ekziston rreziku që qeveria të bjerë, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev. Në takim me gazetarët në Bruksel në përfundim të takimeve me zyrtarët evropiane, Zaev ka thënë se shtyrja e vendimit në parlamentin gjerman dhe si pasojë shtyrja e datës për fillim të negociatave rrezikon përforcimin e fuqive nacionaliste dhe humbjen e shumicës në Kuvend. Edhe procesi i ristrukturimit të qeverisë sipas kryeministrit, varet nga vendimi për datën.

Evrokomisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn, në një mëngjes pune me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ka tentuar të nxisë vendim pozitiv për dhënien e pëlqimit që Maqedonia e Veriut të fillojë negociata për anëtarësim, por deri me tani nuk ka detaje nga takimi. Kur na ndajnë rreth dy javë nga takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare, akoma nuk dihet qëndrimi i tyre përfundimtar për Maqedoninë e Veriut. Takimi i kryeministrit Zoran Zaev në Bruksel duket se nuk ka ndryshuar asgjë. Presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker pas takimit me Zaevin pranoi se disa vende akoma janë kundërshtare të hapjes së negociatave tani. “Unë e di se disa shtete anëtare kanë shqetësime. Unë do të bëj gjithçka që është në fuqinë time për t’i bindur ato”-theksoi Zhan Klod Junker, president i Komisionit Evropian. Junker megjithatë ka theksuar se në bazë të fakteve objektive, Maqedonia e Veriut është e gatshme për hapin e radhës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.