Zaev: Qytetaret u prononcuan qarte PRO marreveshjes me Greqine dhe anetaresimit ne NATO dhe BE
Në referendum votuan më shumë se 650 mijë qytetarë dhe më shumë se 90 për qind votuan “pro”. Me këtë porositën se Maqedonia duhet ta pranojë Marrëveshjen me Greqinë dhe të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, porositi sonte kryeministri Zoran Zaev.
“Maqedonia evropiane mori më shumë vota ‘pro’ nga cilido votues në zgjedhjet në Maqedoninë e pavarur. Madje edhe po të kishte census, madje edhe të votonin një milionë e njëqind mijë qytetarë, ky rezultat prej mbi 600 mijë vota ‘pro’ do të thoshte përcaktim të qartë ‘për’ Maqedoninë evropiane. Populli ka bërë zgjedhje shumë të rëndësishme”, tha Zaev.
Vendimin që e sollën sot, nuk ishte i lehtë, por duhej të sillej, tha Zaev dhe u falënderoi qytetarëve të cilët dolën të votojnë pro dhe kundër.
I falënderoi edhe anëtarët e VMRO-DPMNE-së të cilët ndërmorën përgjegjësi për atdheun e tyre dhe votuan sipas vullnetit të tyre. Apeloi deri tek opozita dhe deri tek partitë politike të bashkohen rreth interesit shtetëror dhe t’i lënë anash interesat e ngushta partiake. Përsëriti se alternativa tjetër është shpallja e menjëhershme e zgjedhjeve të parakohshme.
“Tani kur kemi vullnet të shprehur të shumicës është koha që deputetët në Kuvend ta ndjekin votën e shumicës me qëllim që t’i shpejtojnë proceset për anëtarësim përfundimtar në NATO dhe në BE dhe të sigurojmë ardhmëri më të mirë. Vota e qytetarëve është thirrje e qartë deri te ata që t’iu bashkohen procesit dhe të punojnë për synim të përbashkët. U bëj thirrje të gjithë liderëve përgjegjës, çdo deputeti që të bashkohemi dhe ta çojmë Maqedoninë atje ku i përket në BE dhe NATO”, tha Zaev.
Apeloi deri te opozita dhe deri tek partitë politike të bashkohen dhe interesit shtetëror dhe kombëtare dhe t’i lënë mënjanë interesat e ngushta partiake.
“E di unë, e di opozita, e dinë dhe qytetarët se marrëveshje më të mirë me Greqinë nuk ka dhe nuk mund të ketë. Anëtarësimi në NATO dhe BE nuk ka alternativë dhe nuk mund të ketë. Të mos luajmë lojëra me të ardhmen tonë dhe me Maqedoninë tonë”, tha kryeministri Zoran Zaev.
Kjo është koha, tha, kur deputetët me vendimin e tyre duhet ta bëjnë Maqedoninë vend më të mirë. Në të kundërtën mjet tjetër demokratik që mbetet janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare menjëherë”, theksoi kryeministri Zaev.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Zaevi mes të tjerash tha se me rezultat të këtillë nuk mendon të japë dorëheqje, por e kundërta është akoma më i bindur në atë që e bën – ta dërgojë Maqedoninë në BE dhe NATO.