Bullgaria nuk kërkon ndryshimin e Kushtetutës dhe nënshkrimin e një marrëveshje të re. Kryeministri Zoran Zaev tha se zgjidhja e kontesteve me Bullgarinë për gjuhën dhe personalitetet historike i takon komisioneve përkatëse.
“Ne kemi marrëveshje, duhet ti zgjidhim çështjet përmes komisioneve, jemi të gatshëm edhe deklarata para jush të shkruara dhe me gojë për ti konfirmuar vlerat tona edhe nga ne edhe nga ana e tyre. Por besoj se, as që dikush kërkon, e as dikush duhet të arrijë deri tek nënshkrimi i marrëveshjes së re pasi do ta shkatërrojmë atë që ekziston, ajo që ekziston është e mirë, është ratifikuar nga të dy kuvendet, implementimi i tij pason” – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.
Zaev refuzoi edhe një herë kërkesën e oponentit të tij politik, Mickovskit për takim liderësh.
“Z. Mickovsi deri më tani as nuk ka pasur qëndrim e as nuk ka hyrë në diçka me përgjegjësi për të ndihmuar për hapin historik të vendit tonë. E as tani nuk e shoh të nevojshme që ai do të ndihmojë këtë proces. Procesi udhëhiqet përmes Ministrisë për Punë të Jashtme, njerëzit bisedojnë. Ai është problem i vendosur në suaza institucionale dhe besoj se do të gjendet zgjidhje. Mundemi vetëm ta pengojmë procesin nëse në çështje të këtilla vendosim takime liderësh” – u shpreh Zoran Zaev, kryeministër.
Por kreu i VMRO DPMNE-së Mickovski është i bindur se LSDM-ja dhe Zaevi së shpejti mund të nënshkruajnë marrëveshje të re Bullgarinë, me të cilën Goce Dellçev në kuptimin rajonal të fjalisë është maqedonas, ndërsa si nacionalitet është pjesëtar i nacionalitetit bullgar. Ky veprim sipas Mickovski çon në asimilimin e maqedonasve.
“Nëse kjo pranohet nga ana e LSDM-së dhe e Zoran Zaevit, do të thotë asimilim i plotë i nacionalitetit maqedonas, goditje në themelet e nacionalitetit maqedonas dhe në shtetin bashkëkohor maqedonas, nënçmim plotësues. Kjo do të jetë absolutisht në përgjegjësi të tij. Vendim Qeveritar të cilën Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së nëse do ta udhëheq unë menjëherë këtë vendim do ta prishë dhe asnjëherë nuk do ta respektojë të njëjtën” – tha Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.
Mickovski në një video paraqitje kërkoi nga politikanët bullgarë të mos bëjnë marrëveshje të këtillë me Zaevin.