roze
Zayn: Nuk e doja famën
Zayn Malik, këngëtari i cili të mërkurën bëri publik lajmin se do të largohet nga grupi One Direction, ka treguar se ai kurrë nuk ka menduar të bëhej një personazh i famshëm kur ka nisur të këndojë.
Në një intervistë të dhënë në vitin 2012 për revistën ‘Rolling Stone’, e cila nuk është publikuar, ai është pyetur nëse e kishte menduar se do të bëhej i famshëm ndonjëherë. Përgjigja e tij ishte kjo: “Kurrë! Nuk ishte kjo çfarë kisha menduar kur shkoja në audicione për “talent-show”. Unë shkoja thjesht për eksperienca.”
Ai gjithashtu shtonte se do të donte shumë t’i kthehej jetës normale dhe të punonte në prapaskenë si autor tekstesh apo producent muzikor.