Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim
Dy operacione policore të zhvilluara në Vlorë kanë çuar në zbardhjen e tre vjedhjeve në biznese dhe lokale, si dhe në kapjen e një personi të shpallur në kërkim për shkatërrim prone me zjarr. Në total, tre persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasit A. B., 37 vjeç, dhe I. A., 33 vjeç, të dyshuar si autorë të tre vjedhjeve të kryera në lagjet “Rilindja” dhe “Pavarësia 2”. Për të njëjtat ngjarje është shpallur në kërkim shtetasi M. L., 38 vjeç.
Në kuadër të operacioneve, policia kapi dhe arrestoi edhe shtetasin A. J., 42 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës me zjarr. Ai dyshohet se më 8 tetor 2026 ka djegur një mjet pune, të identifikuar si miniskrep, në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.