Zbardhen detaje të tjera mbi vrasjen e trefishtë në Tiranë
Zbardhen detaje të shkëmbimit të zjarrit që shkaktoi 3 viktima, ditën e djeshme në bulevardin “Zogu i Parë”, në kryeqytet.
Policia bëri të ditur se “shtetasi italian Salvatore Letizia dhe atentatori Besnik Sulku lëviznin me një motor tip Skuter”.
Gjithashtu, policia ka sekuestruar një pistoletë të tipit “Glock”, e përdorur nga shtetasi italian.
Pasditen e së mërkurës, një përplasje mes grupesh të armatosura shkaktoi panik në zonën e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, në kryeqytet. Pronari i një lokali dhe dy nipërit e tij që e shoqëronin, u gjendën nën breshërinë armëve të zjarrit të atentatorit Besnik Sulku.
Sipas policisë, Sulku mendohet të jetë autori i vrasjes së Mentor Lufit dhe nipit të tij Gerti Goxhaj. Por, atentatori u vra nga nipi tjetër i Mentor Lufit, i cili e ndoqi nga pas vrasësin e dajës së tij dhe e ekzekutoi.