Kronika
Zbardhet e plotë akuza ndaj Emiljano Shullazit dhe “bandës” së tij
Emiljano Shullazi dhe “banda” e tij, për prokurorin e krimeve të rënda dyshohet se ka kryer 6 vepra penale në më shumë se 15 raste të përsëritura.
ABC News ka arritur të sigurojë një kopje të kërkesës së prokurorisë, të dorëzuar në gjykatën e krimeve të rënda, ku kërkohet që Emiljano Shullazi dhe dy bashkëpunëtorët e tij të qëndrojn në burg deri në përfundim të hetimeve.
Sipas kësaj dosje, Emiljano Shullazi dyshohet se është kreu i një “bande” e cila vijon aktivitetin e saj criminal, për të realizuar ardhjen e pasjoave, marrjen e përfitimeve të padrejta, nëpërmjet kanosjes si dhe trafikimit e lëndëve narkotike.
Në dosje janë renditur dyshimet, ku Emiljano Shullazi, krahu i tij i djathtë Gilmando Dani dhe kushëriri Blerim Shullazi dhe persona të tjerë që po hetohen, janë përfshi në veprimtari kriminale.
SIpas dosjes, thuhet se Shullazi së bashku me “bandën” e tij, I ka vendosur gjobë dhe ka përfituar shuma të mëdha parash nga biznesmen të njohur në vend. Prokuroria përmend me emra personat nga të cilët ka përfitua shuma të mëdha, por që për arsye etike nuk po i publikojmë emrat e tyre. Në mesin e personave që kanë paguar gjobë si pasoj e kërcënimeve, është një koncesionari dhe pronar i kompanisë së madhe të hidrokarbureve në Shqipëri. Përfaqësuesi i një kompani të njohur kafeje dhe pronar i disa lokaleve në Durrës. Si dhe një shtetas, i dënuar nga po kjo gjykatë në vitin 2007 për trafik droge tashmë pronar i disa qendrave tregtare. Por, burimet thonë, se asnjëri prej tyre nuk e ka kalëzuar direct të dyshuarin Emiljano Shullazi për gjobëvënien.
Gjithashtu në dosje thuhet se Shullazi me anë të dhunës, kërcënimëve ka përfituar një sipërfaqe të madhe tokë dhe ndërtesën brenda saj, e njohur ndryshe si ish-hotel Vollga në Durrës. Për regjistrimin e kësaj prone, në dosje thuhet se “banda” e tij ka rrahur e dhunuar punonjës të Hipotekës në Durrës de asaj qendrore në Tiranë. Po me anë të kërcënimeve, prokrurorët dyshojne se Shullazi po tentonte të privatizonte objektin e quajtur “Parku Sportiv” në Durrës.
Me të njejtat metoda dhune dhe kërcënimi, prokuroria pretendon se “banda” drejtuar nga Shullazi ka tentuar të marr një sipërfaqe prej 1200 m2 parking në kryeqytet, pronarëve të së cilës në formë kërcënimi i ka vendosur edhe eksploziv.
Prokuroria, në dosje ka renditur edhe akuzën për kanosje dhe kërcënim ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni për tërheqjen nga gara, akuza për të cilën prokruorët kanë administruar deklarimet e tyre.
Përveç këtyre akuzave, grupi hetimor ka ngritur dyshime se Emiljano SHullazi dhe banda e tij, prej kohësh në bashkëpunim me persona të tjerë, shtetas shqiptar dhe të huaj janë organizuar dhe kanë për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.
Bazuar në të gjitha këto akuza dhe raste, prokuroria kërkon nga gjykata që tre të dyshuarit të mbesin në qeli me masën e sighurisë “arrest me burg”.