🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.13 ▲1.73%
ARI 3,908 ▼1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,794 ▼ -1.87% ETH $2,263 ▼ -1.57% XRP $1.2529 ▼ -0.14% SOL $92.1800 ▼ -2.75%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.13 ▲1.73 % ARI 3,908 ▼1.55 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.13 ▲1.73 % ARI 3,908 ▼1.55 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Zbardhet projekti i PS për Reformën Territoriale, Mazniku tregon pse disa bashki mund të mbyllen!

Socialistët nuk heqin dorë nga ulja e numrit të bashkive, edhe kur kjo ambicie “kërcënon” dialogun politik të kërkuar nga BE.

“BE ka thënë më e mira është konsensusi, por edhe në BE, edhe në Shqipëri funksionon demokracia”.

Mësohet se mazhoranca do të paraqesë projektin që e ndan vendin mes 40 dhe 50 bashkive. Në një intervistë për A2, Arbian Mazniku, bashkëkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale, tregon se pse disa bashkive të vogla do t’u vihet dryni.

“Krijimi i një numri më të vogël bashkish sesa ai që kemi sot, është parakusht për të pasur mundësi që bashkitë të kenë më shumë kompetenca. Disa bashki nuk kanë mundësi burimesh njerëzore, disa të tjerë nuk kanë banorë. Disa të tjerë nuk arrijnë të mbajnë veten financiarisht”, tha Mazniku.

Përpos numrit të bashkive, vendit do t’i shtohet edhe një nivel i ri qeverisje. 4 rajonet janë të preferuarat e socialistëve: “Në këto momente, qarqet nuk preken. 4 rajonet janë më të duhurat”.

Ndërsa në politikën e brendshme mund të manovrojnë, me dëshirat e fqinjëve për minoritetet, socialistët nuk bëjnë dot skenare: “Bashkitë minoritare nuk preken”.

Më bujare do të jetë “prekja” që do t’i bëhet Tiranës. Mazniku mendon që për kryeqytetin do të ketë një kapitull të veçantë për sa i përket funksioneve, ku po mendohet që t’i atashohet aeroporti ndërkombëtar.

Socialistët i lënë një gjysmë dere hapur PD-së nëse do të reflektojë, edhe pse nga ana tjetër i kanë bërë planet edhe se si të shmnagim konsultimin publik, duke e sjellë në Kuvend draftin si nismë ligjore: “Duhet ta miratojmë ligjin në fund të muajit shtator dhe fillim të tetorit”.

Në fund të këtij sesioni, në seancën e 23 korrikut, Arbian Mazniku do të prezantojnë raportin e mazhorancës, ku do të bëhet publike numri i ri i bashkive të cilat do të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.