Ekonomia

Zbardhet vendimi, qeveria 109 milion lekë katër bashkësive fetare në vend

Bashkësitë fetare tradicionale në Shqipëri përfitojnë 109 milion lekë nga buxheti i shtetit për vitin 2015. Projektvendimi që përcakton masën e financimit për katër bashkësitë fetare në vend, i propozuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, u miratua në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

kreret-e-feve“Kjo shumë parashikohet të përdoret për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës dhe punonjës të institucioneve arsimore të këtyre bashkësive fetare, si dhe për ndërtimin e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Be”- bëhet me dije në projektvendim.

Sipas projektvendimit, fondi i miratuar në buxhetin e shtetit do të përdoret për financimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në shumën 31 416 000 lekë, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në shumën 25 872 000 lekë, Kishës Katolike në Shqipëri, në shumën 25 872 000 lekë, dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, në shumën 25 740 000 lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button