☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Arte

Zbulohet karikatura 1913-ës për çlirimin e Shkodrës nga malazezët

Një karikaturë e vitit 1913, në një kohë kur Shkodra sapo ishte çliruar nga malazezët, falë ndërhyrjes së vendosur të Austro-Hungarisë, është sjellë në vëmendje për publikun shqiptar për herë të parë nga gazetari dhe studiesi Armand Plaka.

Karikatura në fjalë, të cilën Plaka ka preferuar ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, mbart diçiturën: Nikolla: Nga firmat kam frikë, kështu që më mirë po e dorëzoj sërish mbrapsht orën, që ma dhuroi Zoti im,  atje ku e mora! – dhe na jep të kuptojmë në mënyrë shumë artistike dhe humoristike një moment të vështirë të historisë sonë kombëtare.

Vetë studiesi, i cili njihet si një njohës i botës gjermanike dhe i historisë së Shqipërisë, duket se ka dashur të nxjerrë në pah kontributin e ish-Perandorisë Austro-Hungareze, duke theksuar se karikatura nuk duhet të na bëjë thjesht të qeshim, por të kujtojmë edhe kontribute të harruara.

Postimi në Facebook: 

Në fakt satira politike, në një kohë kur nuk kishte as radio e televizion,  ishte shumë e përhapur në atë kohë dhe problemet e Ballkanit papritur po zinin titujt kryesorë të gazetave e revistave të ilustruara austro-hungareze.  Shqipëria zinte jo pak vend ndër to, ndërsa Shkodra e pushtuar nga malazezët po përjetonte ditët e saj të tmerrit. Por, pas stuhisë, fati e desh që ajo të mbetej sërish shqiptare, falë ndërhyrjes së fortë e të vendosur të Austro-Hungarisë, ultimatumi i së cilës bëri që Knjaz Nikolla t’ua kthente sërish qytetin të zotëve të shtëpisë.  Në këtë kuadër, është bërë edhe kjo karikaturë, e cila vjen për herë të parë pas më shumë se 100 vjetësh ( saktësisht 103 vjetësh) për publikun shqiptar, duke na bërë jo thjesht të qeshim, por të kujtojmë historinë tonë shpesh të hidhur dhe angazhimin e atyre vendeve apo kombeve që kontribuan për të mbajtur më këmbë shtetin shqiptar. Karikatura nxjerr më në pah presionin që iu desh t’i nënshtrohej pa kushte Knjaz Nikolla i Malit të Zi, i cili në karikaturat austriake të kohës me qesëndi njihej si “Nikita” ose “Niki”, e që në mënyrë figurative është i detyruar t’a dorëzojë orën, dmth. Shkodrën, atje ku e mori.  Në krah të tij, në mënyrë shumë domethënëse shfaqet ushtari austro-hungarez, simbol i forcës që posedonte Perandoria dualiste në atë kohë,  dhe në anën tjetër Esad Pasha, që njihej për rolin e tij shumë kontrovers në lidhje me dorëzimin e qytetit në duar të malazezëve, pasi e kishte mbrojtur atë më parë me heroizëm.  Karikatura është marrë nga arkiva e një reviste të njohur satirike vjeneze të kohës, më 11 maj 1913 dhe poshtë saj është shënuar diçitura:  Nikolla: Nga firmat kam frikë, kështu që më mirë po e dorëzoj sërish mbrapsht orën, që ma dhuroi Zoti im,  atje ku e mora!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.