Kronika

Zbulohet laboratori i drogës, pranga punonjësit shqiptar

Një laborator kanabisi është zbuluar nga policia italiane në Gargano. Shtatë persona janë arrestuar, mes tyre dhe shqiptari, Klodian Paluci.

Sipas mediave italiane vendi ku u zbulua droga ishte një zonë e largët dhe aty prodhohej e përpunohej kanabisi.

droga 2

Të arrestuarit, mes tyre edhe shqiptari Klodian Paluci, grumbulloheshin përditë në mëngjes. Ata i merrte një furgon i bardhë, që i transportonte deri në San Nicandro dhe i njëjti i kthente po prapë aty ku i merrte.

Klodian Paluci

auto_PALUCI_KLODIAN_11477737193

Ata ranë në pranga pas hetimeve, ndërkohë që policia i kishte zënë të gjitha shtigjet, duke mos u lënë mundësi të arratiseshin. Sasia e drogës kishte një peshë prej 600 kg. Gjithashtu është sekuestruar edhe një armë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button