☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▲0%
ARI 4,162 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,522 ▲ +0.85% ETH $2,703 ▲ +0.8% XRP $1.5074 ▲ +1.3% SOL $121.5400 ▲ +1.51%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▲0 % ARI 4,162 ▲0 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▲0 % ARI 4,162 ▲0 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Ukraina

Zelenski beson se Rusia mund të ketë ndarë teknologjinë e dronëve reaktivë me Korenë e Veriut

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski deklaroi të dielën se beson që Rusia mund të ketë ndarë me Korenë e Veriut teknologjinë e dronëve me motor reaktiv. I pyetur nga gazetarët nëse Moska ia ka ndarë Phenianit teknologjinë pas gjeneratës së fundit të dronëve reaktivë, Zelenski u përgjigj: “Po, sigurisht”, siç njofton Reuters.

“Ata (Rusia) po i ndajnë me Korenë e Veriut të gjitha teknologjitë. Nuk e di për ato balistike etj., por mendoj se po, sepse Koreja e Veriut i ndihmoi me raketa”, tha Zelenski.

Deklarata vjen në një moment kur Rusia e ka rritur ndjeshëm përdorimin e dronëve reaktivë kundër Ukrainës në javët e fundit. Kievi ka pranuar se nuk disponon mjete efektive për t’i kundërshtuar këto dronë, përveç avionëve luftarakë.

Koreja e Veriut e ka mbështetur Rusinë që në fillim të luftës, fillimisht me miliona predha artilerie dhe më pas me raketa balistike që Moska i përdor kundër qyteteve ukrainase. Koreja e Jugut dhe vendet perëndimore kanë shprehur shqetësim se Pheniani mund të marrë nga Moska ndihmë në zhvillimin e armëve, si shpërblim për ndihmën në Ukrainë, ndërsa mijëra ushtarë koreano-veriorë janë dërguar në Rusi për të fituar përvojë luftarake.

Ndërkohë, Seuli dhe Kievi janë përfshirë në një mosmarrëveshje diplomatike që kur Zelenski njoftoi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së transferimin te Koreja e Jugut të dy robërve koreano-veriorë, të kapur duke luftuar për Rusinë. Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, kërcënoi të premten me masa të papërcaktuara ndaj Ukrainës nëse Kievi nuk njeh marrëveshjen e konfidencialitetit dhe nuk kërkon falje. Zelenski iu përgjigj duke thënë: “Koreja e Jugut na kërkoi t’u jepnim ushtarët koreano-veriorë. Sipas kushtetutës së tyre, ata janë shtetasit e tyre… kështu që ua dhamë këta dy djem”, pa iu referuar komenteve të Lee-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.