Zelensky: Ukraina do të ketë nevojë për 125 miliardë dollarë mbështetje të jashtme në vitin 2027
Sipas Reuters, Ukraina do të ketë nevojë për 115 miliardë euro (125 miliardë dollarë) mbështetje financiare të jashtme në vitin 2027, tha të martën presidenti Volodymyr Zelensky në një takim me zyrtarët e tij kryesorë rajonalë.
Qeveria ka siguruar tashmë rreth 90 miliardë euro angazhime nga Bashkimi Evropian për vitin e ardhshëm dhe po zhvillon bisedime se ku të gjenden 25 miliardët e mbetura. “Na duhet të gjejmë edhe 25 miliardë euro të tjera. Jam i bindur se do ta përmbushim këtë detyrë”, tha Zelensky, duke shtuar se Komisioni Evropian ka paraqitur tashmë një mënyrë për sigurimin e këtij financimi.
BE-ja është tani mbështetësi kryesor financiar i Ukrainës: javën e kaluar njoftoi një plan për të marrë hua edhe 45 miliardë euro të tjera për ekonominë dhe përpjekjen e luftës së Ukrainës; 45 miliardë euro të tjera janë pjesë e financimit prej 90 miliardësh të miratuar dhjetorin e kaluar për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.
Në vitin e pestë të luftës kundër Rusisë, Ukraina përballet me kosto luftë në rritje dhe varet nga mbështetja ushtarake e financiare e aleatëve perëndimorë për të qëndruar në luftë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.