☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,631 ▼0.42%
DOW 52,268 ▼1.14%
NASDAQ 25,982 ▼0.11%
NAFTA 103.48 ▲4.03%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,322 ▼ -0.02% ETH $2,396 ▲ +0.59% XRP $1.3042 ▼ -0.31% SOL $103.8100 ▲ +0.39%
S&P 500 7,631 ▼0.42 % DOW 52,268 ▼1.14 % NASDAQ 25,982 ▼0.11 % NAFTA 103.48 ▲4.03 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,631 ▼0.42 % DOW 52,268 ▼1.14 % NASDAQ 25,982 ▼0.11 % NAFTA 103.48 ▲4.03 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Kosova

Zemaj: Kuvendi i LDK-së sa më shpejt, kërkesa është për ndryshimin e kryetarit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se kërkesa për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë duhet të trajtohet në një afat sa më optimal, duke theksuar se LDK ka traditë të mbajtjes së kuvendeve dhe funksionimit të demokracisë së brendshme.

Zemaj ka thënë se sipas statutit, afati për mbajtjen e Kuvendit është 60 ditë, por sipas tij, duke marrë parasysh mënyrën se si është paraqitur kërkesa, procesi duhet të zhvillohet sa më shpejt.

“Kërkesën që kemi bërë e gjykojmë që të jetë në afatin sa më optimal. Ne kemi traditë të mbajtjes së kuvendeve. LDK është parti që ka kultivuar demokracinë e brendshme dhe nuk e ka problem mbajtjen e kuvendeve”, ka deklaruar Zemaj në TV Dukagjini.

Ai ka mohuar se ka pasur pengesa gjatë procesit të mbledhjes së nënshkrimeve, duke thënë se çështja kryesore është thirrja e Kuvendit dhe jo numri i nënshkrimeve.

“Ka nënshkrime që nuk i kemi dorëzuar, por ka njerëz që kanë nënshkruar edhe pas dorëzimit të nënshkrimeve. Kjo nuk është temë. Tema është thirrja e Kuvendit dhe delegatët duhet ta japin fjalën e tyre”, ka thënë ai.

Zemaj ka bërë të ditur se kërkesa për Kuvendin e Jashtëzakonshëm lidhet me ndryshimin e kryetarit të LDK-së.

“Kërkesa është për ndryshimin e kryetarit të LDK-së. Arsyeja janë rezultatet e zgjedhjeve”, ka deklaruar Zemaj.

– YouTube youtu.be

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.