🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,937 ▲ +0% ETH $2,237 ▼ -0.41% XRP $1.1602 ▼ -0.43% SOL $89.2100 ▼ -0.85%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kosova

Zemaj sfidon Kurtin për 171 mjekët e kthyer nga diaspora: Na ofroni vetëm 17 emra prej tyre

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se gjatë vitit 2025, gjithsej 171 mjekë janë kthyer për të jetuar dhe punuar në Kosovë.

Zemaj e ka sfiduar Qeverinë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) që të dëshmojnë këtë deklaratë duke ofruar emrat e mjekëve specialistë që janë kthyer nga diaspora dhe janë punësuar në sistemin publik shëndetësor.

“E sfidoj cilindo përfaqësues të Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë apo SHSKUK-së që të na ofrojë vetëm 17 emra të mjekëve specialistë, jo 171, të cilët janë kthyer nga mërgata gjatë vitit 2025 dhe tashmë janë të punësuar me kontrata të rregullta në sistemin publik shëndetësor të Kosovës”, ka shkruar Zemaj.

Reagimi i tij vjen pas deklaratës së Kurtit në hapjen e edicionit të katërt të “Swiss Medical School”, organizuar nga Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër.

Gjatë këtij organizimi, Kurti kishte theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me mjekët shqiptarë në diasporë, duke bërë të ditur se vetëm gjatë vitit 2025, 171 mjekë janë kthyer në Kosovë për të jetuar dhe punuar.

Kryeministri kishte vlerësuar gjithashtu kontributin e mjekëve që vazhdojnë të punojnë jashtë vendit, por që kthehen në Kosovë për të ligjëruar, trajnuar mjekë të rinj dhe për të ndarë përvojën e tyre profesionale me kolegët në vend.

Ndërkaq, përmes reagimit të tij, Zemaj kërkon që shifra e prezantuar nga Kurti të dëshmohet konkretisht, duke vënë theksin te mjekët specialistë që janë kthyer dhe janë punësuar me kontrata të rregullta në sektorin publik shëndetësor. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.